Projekte ku UE është pjesë

Universiteti i Elbasanit Aleksander Xhuvani , Projekte ku UE eshte pjese, Uniel

Projekte ku UE është pjesë

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksander Xhuvani , Erasmus + Mobilitete , Uniel

Erasmus + Mobilitete

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksander Xhuvani , UE Journal , Uniel

UE Journal

Me shume

Hapet thirrja për aplikim për mobilitetin e Stafit Administrativ (training) në Universitetin e Teknik të Stambollit, Turqi

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ka kënaqësinë, që në kuadër të International Credit Mobility (Erasmus+) të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Stambollit, në Turqi, të ftojë 2 staf administrativ, që të aplikojnë për trajnim.

Detaje të mobilitetit:

Periudha e mobilitetit do të zhvillohet gjatë vitit akademik 2017-2018 me një kohëzgjatje prej 5 ditësh. Stafi administrativ fitues do të përfitojnë një dietë ditore si dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas përcaktimeve në marrëveshje e mobilitetit.

Për më shumë informacion ju lutem drejtohuni pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze (niveli B2);;
  • Vërtetim nga punëdhënësi që lejon shkëputjen gjatë vitit akademik, për realizimin e mobilitetit.

Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë zyrës së Protokoll- Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Afati i fundit për aplikim është data 08 Nëntor 2017!

Ju urojmë suksese!