Projekte ku UE është pjesë

Universiteti i Elbasanit Aleksander Xhuvani , Projekte ku UE eshte pjese, Uniel

Projekte ku UE është pjesë

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksander Xhuvani , Erasmus + Mobilitete , Uniel

Erasmus + Mobilitete

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksander Xhuvani , UE Journal , Uniel

UE Journal

Me shume

Hapet thirrja për aplikim për mobilitetin e Stafit Akademik (teaching) në Universitetin e Cracow, Poloni

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ka kënaqësinë, që në kuadër të International Credit Mobility (Erasmus+) të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me Universitetin e Cracow, në Poloni, të ftojë 2 staf akademik nga Fakulteti Ekonomik, që të aplikojnë për mësimdhënie.

Detaje të mobilitetit:

Periudha e mobilitetit do të zhvillohet gjatë vitit akademik 2017-2018 me një kohëzgjatje prej 5 ditësh. Stafi akademik fitues do të përfitojnë një dietë ditore si dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas përcaktimeve në marrëveshjen e mobilitetit.

Për më shumë informacion ju lutem drejtohuni pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze (niveli B2);
  • Plani i mobilitetit për mësimdhënie;
  • Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen gjatë vitit akademik, për realizimin e mobilitetit.

Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë zyrës së Protokoll- Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Afati i fundit për aplikim është data 06 Nëntor 2017!

Ju urojmë suksese!