Hapet thirrja per aplikim per bursa me Universitetin Katolik John Paul II ne Lublin,Poloni
Ju njoftojme se eshte hapur thirrja per aplikim per bursa studimi ne kuader te projektit International Credit Mobility (Erasmus+) te fituar nga Universiteti i Elbasanit me universitetin John Paul II, Catholic University ne Lublin, Poloni. Ne kete projekt UE arriti te fitonte 2 bursa studimi per nivelin Bachelor (Undergraduate) ose Master, per nje periudhe prej 5 muajsh te shtrira gjate afatit kohor, Shkurt 2018 - Qershor 2018. Bursat ofrohen ne keto fusha studimi: Biologjia ose Teknologjia e Informacionit.
Studentet qe do te shpallen fitues do te perfitojne nga 750 Euro ne muaj dhe nje shume te vetme prej 275 Eurosh per shpenzime udhetimi. Afati i fundit per aplikim eshte 12 Tetor 2017!
Dokumentat duhet te dorezohen prane Drejtorise se Marredhenieve me Jashte ne Rektoratin e Universitetit te Elbasanit.
Dokumentat e nevojshme per aplikim:
- Liste notash.
- Fotokopje e pasaportes.
- Vertetim qe jeni student i UE-se.
- Vertetim qe keni mbrojtur gjuhen angleze.
- CV
- Leter motivimi
Ju urojme suksese ne aplikim!
Gjithashtu ne kuader te ketij bashkepunimi edhe pjestare te stafit akademik te UE, ne fushen e biologjise dhe teknonologjise se informacionit, ftohen te aplikojne per mesimdhenie ne Universitetin John Paul II ne Lublin te Polonise. Per me shume informacion drejtohuni tek Zyra e Marredhenieve me Jashte.