Projekte ku UE është pjesë

Universiteti i Elbasanit Aleksander Xhuvani , Projekte ku UE eshte pjese, Uniel

Projekte ku UE është pjesë

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksander Xhuvani , Erasmus + Mobilitete , Uniel

Erasmus + Mobilitete

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksander Xhuvani , UE Journal , Uniel

UE Journal

Me shume

Projektet e bashkepunimit sjellin ne UE pedagogen nga Sllovakia

Daniela Brevenikova pedagoge e Universitetit Ekonomik të Bratislavës në Sllovaki, pranë departamentit të gjuhëve të huaja, në kuadër të projekteve Erasmus+, ka qenë e pranishme për 11 ditë në Universitetin e Elbasanit, pranë Departamentit të Gjuhëve Angleze dhe Gjermane.

Gjatë prezencës së saj në Universitetin e Elbasanit, Prof.asc.dr. Brevenikova është takuar me autoritetet drejtuese të Universitetit të Elbasanit, ku ajo është pritur në një takim të veçantë edhe nga Rektori Prof.dr. Skender Topi.

Ndërkohë takime të veçanta janë zhvilluar edhe me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane Prof.asc.dr. Albert Riska dhe Dekanen e Fakultetit Ekonomik Prof.asc.dr. Imelda Sejdini. Gjatë periudhës së qëndrimit Prof.asc.dr. Daniela Brevenikova , ka zhvilluar edhe dy seanca trajnimesh me pedagogë të Departamentit të Gjuhëve Angleze dhe Gjermane, të cilët janë lektorë të gjuhës së huaj angleze, kryesisht në Fakultetin Ekonomik. Ndërkohë ajo ka qenë e pranishme edhe në disa prej orëve të leksionit, të zhvilluara nga pedagogë të Universitetit të Elbasanit.