Informacion mbi projektet aktuale në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit disponon aktualisht këto projekte:
Nuk janë pjesë e këtij pasqyrimi projektet të cilat kanë përfunduar sipas afateve kohore përkatëse si dhe projektet të cilat janë ende në fazën e diskutimit.
I. Relacion informues mbi Projektin TEMPUS ENCHASE, Koblenz, Gjermani, (2013-2016)
Projekti titullohet: ENCHASE (Enhancing Albanian System of Quality Assurance in Higher Education: Application of the process and outcome-based methodology) Përmirësimi i Sistemit të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë në Shqipëri, aplikimi i procesit dhe metodologjisë së bazuar në rezultatet, në pritshmëri. Qëllimi: Projekti ka për qëllim të forcojë sistemin e Sigurimit të Cilësisë (SC) Në Arsimin e Lartë (AL) në Shqipëri duke zhvilluar një kuadër të përgjithshëm kombëtar dhe të unifikuar për SC në Shqipëri, duke synuar ndërtimin e kapaciteteve të aktorëve që merren me këtë proces dhe duke hartuar një metodologji të bazuar në rezultate konkrete përsa i përket SC dhe vetëvlerësimit apo vlerësimit të brendshëm të institucioneve të AL; duke nxitur pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit akademik në vetëvlerësimin e institucionit.
Çfarë pritet nga ky projekt:
- Një kuadër i përgjithshëm kombëtar, legjitim për SC
- Metodologji për vlerësimin e brendshëm të lidhur ngushtësisht me vlerësimin e jashtëm
- Aktorë të përgatitur profesionalisht nga të gjithë partnerët
- Një mbështetje të fortë për krijimin e një tradite për përfshirjen e studentëve dhe stafit akademik në këtë proces
Partnerët në këtë projekt janë:
Partnerët nga BE:
- Universiteti Koblenz-Landau, Gjermani (koordinator dhe kontraktor)
- Universiteti i Maine, Francë
- Qendra e Studimeve dhe Iniciativave Evropiane (CSIE), Itali
- Universiteti Vltavska (Menaxhim Informacioni, Administrim Biznesi dhe Juridik), Republika Çeke
- Qendra Universitare e Sigurimit të Cilësisë në Hollandë, Utrecht, Hollandë
Partnerët nga Shqipëria
- APAAL (Agjensia Publike e Akreditimit, Arsimit Lartë, Tiranë, Shqipëri), koordinatori lokal)
- Ministria Arsimit dhe Sporteve (nuk u paraqit)
- Universiteti ‘F. Noli’, Korçë
- Universiteti ‘Pavarësia’, Vlorë
- Fakulteti i Drejtësisë, UT, Tiranë
- Universiteti ‘A. Xhuvani’, Elbasan,
- Universiteti Europian i Tiranës
- Universiteti ‘A. Moisiu’, Durrës
- Universiteti Amerikan i Tiranës (nuk u paraqit)
II. Relacion informues mbi Projektin CEEPUS II
Titulli i projektit: Metodat aktive në mësimdhënien e matematikës
Partnerët në këtë rrjet bashkëpunimi janë: Universiteti ”Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës dhe Informatikës dhe Universiteti i Miscolc Hungari, Departamenti i Analizës.
Pikat e kontaktit dhe koordinatorët për çdo partner janë:
- Prof.as.Dr Peçi Naqellari – pikë kontakti për UE-në, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës
- Prof.Dr –Peter Kortezi, profesor në Universitetin e Miscolc, Departamenti i Analizës
Partnerë të tjerë pjeswmarrës në këtë projekt janë:
- Austria
- Bullgaria
- Bosnja- Herhegovina
- Kroacia
- Republika Çeke
- Etj.
Çfarë pritet nga ky projekt:
Ky projekt ka si qëllim shkëmimin e përvojave në mësimdhënien e matematikës, nëpërmjet shkëmbimit të profesorëve të ndryshëm të analizës matematike të cilët kanë shkuar dhe kanë dhënë mësim në auditorët e Universitetit të Miscolc, sikurse edhe profesorët e këtij të fundit kanë ardhur dhe kanë dhënë mësim në auditorët tanë.
III. Relacion informues mbi Projektin TEMPUS nr. 544362 “Edukimi profesional në sport- zhvillimi në rajonin e Ballkanit”. Universiteti kryesor aplikues: Universiteti i sportit në Romë “Foro italiaco“ (2013-2016)
Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave të Edukimit/ departamentin e sporteve.
Qëllimi i projektit: Përmirësimi dhe hartimi i kurrikulave në lidhje me sportin si dhe krijimi i një palestre të re pranë fakultetit të Shkencave të Edukimit. Pajisjet e palesrtës do të financohen nga Projekti TEMPUS.
Çfarë pritet nga ky projekt:
- Përmirësim i kurrikulave universitare në lidhje me sportin
- Aktorë të përgatitur profesionalisht nga të gjithë partnerët
- Një mbështetje të fortë për krijimin e kushteve për implimentimin e projektit
Partnerët në këtë projekt janë:
- Shoqata e Sportit/ Serbi
- Dhoma e industrisë dhe tregtisë/ Tiranë
- Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
- Ministria e Edukimit dhe Shkencës Shqiptare
- Ministria e Rinisë dhe Sportit/ Serbi
- Komiteti olimpik kombëtar/ Shqipëri
- Universiteti i Vjenës/Austri
- Etj.