Projekt
Informacione mbi zhvillimin dhe implementimin e Projektit Tempus “Enhancing Albanian system of quality assurance in higher education: Application of the process and outcome based methodology- ENCHASE-Tempus-JPCR-544302-2013-DE”.
- Në datat 16-19 dhjetor 2013 u zhvillua në Universitetin e Koblencit në Gjermani takimi i parë në lidhje me Projektin Tempus “Enhancing Albanian system of quality assurance in higher education: Application of the process and outcome based methodology- ENCHASE-Tempus-JPCR-544302-2013-DE”.
Qëllimet e kërij takimi ishin ndër të tjera:
- Njohja e të gjithë universiteteve pjesëmarrëse në projekt.
- Përcaktimi i hapave të mëtejshëm të bashkëpunimit.
- Pajisja me informacionet përkatëse në lidhje me zbatimin e projektit
- Paraqitja e kërkesave nga ana e universitetit koordinator për mbarëvajtjen e projektit
Krijimi i bordit menaxhues të projektit me përfaqësues nga të gjitha universitetet pjesëmarrëse Në këtë takim morën pjesë Prof. Dr. Vilma Tafani dhe Dr. Ema Kristo.
- Në datat 2-5 mars 2014 në Universitetin Amerikan të Tiranës u organizua mbledhja e koordinimit në lidhje me Projektin Tempus “Enhancing Albanian system of quality assurance in higher education: Application of the process and outcome based methodology- ENCHASE-Tempus-JPCR-544302-2013-DE”. Pjesëmarrës: Prof. Dr. Vilma Tafani, Dr. Laureta Vavla, Dr. Ema Kristo
- Në datat 24-27 qershor 2014 u organizua në kuadrin e Projektit Tempus workshop-i në lidhje me sigurimin e cilësisë. Në të morën pjesë Prof. Dr. Vilma Tafani, Dr. Imelda Sejdini dhe Bujar Muharremi. Qëllimi i këtij workshpi ishte trajnimi i pjesëmarrësve në lidhje m sigurimin e cilësisë në institucionet e Arsimit të Lartë.
Në datat 6-19 korrik 2014 në Universitetin e Koblencit u organizua Shkolla Verore në lidhje me Sigurimin e Cilësisë.
Qëllimi ishte trajnimi i stafit përgjegjës për sigurimin e cilësisë. Në këtë trajnim mori pjesë Dr. Artan Spahiu.