Projekti TEMPUS nr. 544362
Titulli i projektit: Sport Professions – Education, Employment, Development in the Balkan Region.
Edukimi profesional në sport- zhvillimi në rajonin e Ballkanit”. (2013-2016)
Universiteti kryesor aplikues është Universiteti i sportit në Romë “Foro italiaco”. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave të Edukimit/ departamentin e sporteve dhe ka si qëllim përmirësimin dhe hartimin e kurrikulave në lidhje me sportin si dhe krijimin e një palestre të re pranë fakultetit të Shkencave të Edukimit. Pajisjet e palestrës do të financohen nga Projekti TEMPUS.
Çfarë pritet nga ky projekt:
- Përmirësim i kurrikulave universitare në lidhje me sportin
- Aktorë të përgatitur profesionalisht nga të gjithë partnerët
- Një mbështetje të fortë për krijimin e kushteve për implimentimin e projektit
Partnerët në këtë projekt janë:
- Shoqata e Sportit/ Serbi
- Dhoma e industrisë dhe tregtisë/ Tiranë
- Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
- Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
- Ministria e Edukimit dhe Shkencës Shqiptare
- Ministria e Rinisë dhe Sportit/ Serbi
- Komiteti olimpik kombëtar/ Shqipëri
- Universiteti i Vjenës/Austri
- Etj.
Per me shume ne lidhje me kete projekt vizitoni linkun tempus-speed.eu