Projekti TEMPUS ENCHASE
Titulli i projektit: ENCHASE (Enhancing Albanian System of Quality Assurance in Higher Education:
Application of the process and outcome-based methodology)
Përmirësimi i Sistemit të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë në Shqipëri, aplikimi i proçesit dhe metodologjisë së bazuar në rezultatet dhe në pritshmëri. (2013-2016)
Projekti ka për qëllim të forcojë sistemin e Sigurimit të Cilësisë (SC) Në Arsimin e Lartë (AL) në Shqipëri duke zhvilluar një kuadër të përgjithshëm kombëtar dhe të unifikuar për sigurimin e cilësisë në Shqipëri, duke synuar ndërtimin e kapaciteteve të aktorëve që merren me këtë proçes dhe duke hartuar një metodologji të bazuar në rezultate konkrete, përsa i përket sigurimit të cilësisë dhe vetëvlerësimit apo vlerësimit të brendshëm të institucioneve të arsimit të lartë; duke nxitur pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit akademik në vetëvlerësimin e institucionit.
Çfarë pritet nga ky projekt:
- Një kuadër i përgjithshëm kombëtar, legjitim për sigurimin e cilësisë
- Metodologji për vlerësimin e brendshëm të lidhur ngushtësisht me vlerësimin e jashtëm
- Aktorë të përgatitur profesionalisht nga të gjithë partnerët
- Një mbështetje të fortë për krijimin e një tradite për përfshirjen e studentëve dhe stafit akademik në këtë proçes
Partnerët në këtë projekt janë:
Partnerët nga BE:
- Universiteti Koblenz-Landau, Gjermani (koordinator dhe kontraktor)
- Universiteti i Maine, Francë
- Qendra e Studimeve dhe Iniciativave Evropiane (CSIE), Itali
- Universiteti Vltavska (Menaxhim Informacioni, Administrim Biznesi dhe Juridik), Republika Çeke
- Qendra Universitare e Sigurimit të Cilësisë në Hollandë, Utrecht, Hollandë
Partnerët nga Shqipëria
- APAAL (Agjensia Publike e Akreditimit, Arsimit Lartë, Tiranë, Shqipëri, koordinatori lokal)
- Ministria Arsimit dhe Sporteve
- Universiteti ‘F. Noli’, Korçë
- Universiteti ‘Pavarësia’, Vlorë
- Fakulteti i Drejtësisë, UT, Tiranë
- Universiteti ‘A. Xhuvani’, Elbasan,
- Universiteti Europian i Tiranës
- Universiteti ‘A. Moisiu’, Durrës
- Universiteti Amerikan i Tiranës