Hapet thirrja për aplikim për mobilitetin e stafit akademik në Universitetin College of Teacher Education Carintha, Austri
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ka kënaqësinë, që në kuadër të projektit CEEPUS të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me Universitetin College of Teacher Education Carintha, Austri, të ftojë stafe akademike (teaching) nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit që të aplikojnë.
Detaje të mobilitetit:
Periudha e mobilitetit do të zhvillohet gjatë të vitit akademik 2019-2020 me një kohëzgjatje prej 7 ditësh. Stafi akademik fitues do të përfitojnë një dietë ditore dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas përcaktimeve në marrëveshjen e mobilitetit.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV në anglisht;
- Kopje e Pasaportës;
- Letër Motivimi në gjuhën Angleze;
- Certifikatë e gjuhës Angleze që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze ( niveli B2);
- Plani i mobilitetit për teaching. (TA)
Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë Drejtorisë së Koordinimit dhe Marrdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ose mund të dërgohen në adresën e e_mail : Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Afati i fundit për aplikim është data 07.06.2019!
Ju urojmë suksese!