Thirrje për mobilitete

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Erasmus+Mobilitete, Prezantimi ,Uniel

Prezantimi

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Erasmus+Mobilitete, Thirrje për mobilitete ,Uniel

Thirrje për mobilitete

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Erasmus+Mobilitete, Dokumentacion ,Uniel

Dokumentacion

Me shume

Hapet thirrja për aplikim për mobilitetin e studentëve në Universitetin e Tetovës, Maqedoni

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ka kënaqësinë, që në kuadër të projektit CEEPUS të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës, Maqedoni, të ftojë studentet nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit, të aplikojnë për mobilitete.

Detaje të mobilitetit:

Periudha e mobilitetit do të zhvillohet gjatë vitit akademik 2019-2020 me një kohëzgjatje prej 3 muajsh. Kandidatet fitues do të përfitojnë një dietë mujore apo ditore si dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas përcaktimeve në marrëveshje e mobilitetit.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Fotokopje e pasaportës;
  • Vërtetim që jeni student i UE-së;
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze (niveli B1/B2);
  • CV në anglisht;
  • Letër motivimi.

Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë Drejtorisë së Koordinimit dhe Marrdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ose mund të dërgohen në adresën e e_mail : Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Afati i fundit për aplikim është data 07.06. 2019!

Ju urojmë suksese!