Hapet thirrja për aplikim për mobilitetin e stafit akademik (teaching/ training), në Universitetin e Sofias “Kliment Ohridski”, Bullgari
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani’’, ka kënaqësinë, që në kuadër të international Credit Mobility ( Erasmus+ ) të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me Universitetin Kliment Ohridski të ftojë stafin akademik ( training/ teaching) nga Fakulteti Shkencave të Natyrës.
Detaje të mobilitetit:
Periudha e mobilitetit do të zhvillohet gjatë të vitit akademik 2018-2019 me një kohëzgjatje prej 7 ditësh. Stafi akademik fitues do të përfitojnë një dietë ditore dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas përcaktimeve në marrëveshjen e mobilitetit.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV në anglisht;
- Kopje e Pasaporteës;
- Letër Motivimi në gjuhën Angleze;
- Certifikatë e gjuhës Angleze ( niveli B2);
- Plani i mobilitetit për training/teaching. (TA)
Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë Drejtorisë së Koordinimit dhe Marrdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ose mund të dërgohen në adresën e e_mail :: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Afati i fundit për aplikim është data 10.11. 2018!
Ju urojmë suksese!