Hapet thirrja për aplikim për mobilitetin e studentëve në Universitetin Nicolaus Copernicus, Poloni
Ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për bursa studimi për studentë, në kuadër të projektit International Credit Mobility (Erasmus+) të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me Universitetin Nicolaus Copernicus, Torun, Poloni. Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e interesuar të Fakultetit të Shkencave Mjekësore.
Detaje të mobilitetit:
Periudha e mobilitetit do të zhvillohet gjatë semestrit të dytë, të vitit akademik 2018-2019 me një kohëzgjatje prej 5 muajsh. Studentët fitues do të përfitojnë një bursë mujore si dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas përcaktimeve në marrëveshjen e mobilitetit.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Fotokopje e pasaportës;
- Vërtetim që jeni student i UE-së;
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze (niveli B2);
- CV në anglisht;
- Letër motivimi.
Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë Drejtorisë së Koordinimit dhe Marrdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ose mund të dërgohen në adresën e e_mail : Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Afati i fundit për aplikim është data 15 Nëntor!
Ju urojmë suksese!