Hapet thirrja për aplikim për mobilitetin e studentëve në Universitetin Åbo Akademi, Finlandë.
Ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për bursa studimi për studentë, në kuadër të projektit International Credit Mobility (Erasmus+) të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me Universitetin Abo Akademi, në Finlandë. Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e interesuar të IT.
Detaje të mobilitetit:
Periudha e mobilitetit do të zhvillohet gjatë semestrit të parë, të vitit akademik 2018-2019 me një kohëzgjatje prej 5 muajsh. Studentët fitues do të përfitojnë një bursë mujore si dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas përcaktimeve në marrëveshjen e mobilitetit.
Për më shumë informacion ju lutem drejtohuni pranë Drejtorisë së Marrdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani''.
Dokumentat e nevojshme për aplikim:
- Fotokopje e pasaportës;
- Vërtetim që jeni student i UE-së;
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze (niveli B2);
- CV në anglisht;
- Letër motivimi.
Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
Afati i fundit për aplikim është data 14 Prill 2018 !
Ju urojmë suksese!