Thirrje për mobilitete

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Erasmus+Mobilitete, Prezantimi ,Uniel

Prezantimi

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Erasmus+Mobilitete, Thirrje për mobilitete ,Uniel

Thirrje për mobilitete

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Erasmus+Mobilitete, Dokumentacion ,Uniel

Dokumentacion

Me shume

Hapet thirrja për aplikim për mobilitete studentësh në Universitetin e Malardalenit, Suedi.

Ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për bursa studimi për studentë, në kuadër të projektit International Credit Mobility (Erasmus+) të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me Universitetin e Malardalenit në Suedi. Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e interesuar të programeve të studimit MASTER në fushën e teknologjive të informacionit.

Detaje të mobilitetit:

Periudha e mobilitetit do të zhvillohet gjatë semestrit të parë, të vitit akademik 2018-2019 me një kohëzgjatje prej 5 muajsh. Studentët fitues do të përfitojnë një bursë mujore si dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas përcaktimeve në marrëveshjen e mobilitetit.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Fotokopje e pasaportës;
  • Vërtetim që jeni student i UE-së;
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze (niveli B2);
  • CV në anglisht;
  • Letër motivimi.

Për dorëzimin e dokumentacionit dhe për më shumë informacion ju lutem drejtohuni pranë Drejtorisë së Koordinimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani''.

Afati i fundit për aplikim është data 27 Prill 2018 !

Ju urojmë suksese!