Hapet thirrja për aplikim për mobilitetin e studentëve në Universitetin Aristotel I Selanikut, Greqi.
Ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për 1 (një) bursë studimi, në kuadër të projektit International Credit Mobility (Erasmus+) të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me Universitetin Aristotel i Selanikut, Greqi. Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e interesuar.
Detaje të mobilitetit:
Periudha e mobilitetit do të zhvillohet gjatë semestrit të parë, të vitit akademik 2018-2019 me një kohëzgjatje prej 5 muajsh. Studentët fitues do të përfitojnë një bursë mujore si dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas përcaktimeve në marrëveshje e mobilitetit.
Për më shumë informacion ju lutem drejtohuni pranë Drejtorisë së Koordinimit dhe Marrdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
Dokumentat e nevojshme për aplikim:
- Fotokopje e pasaportës;
- Vërtetim që jeni student i UE-së;
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze (niveli B2);
- CV në anglisht;
- Letër motivimi.
Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë Drejtorisë së Koordinimit dhe Marrdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ose mund të dërgohen në adresën e e_mail : Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Afati i fundit për aplikim është data 28 Shkurt 2018!
Ju urojmë suksese!