Këshillimi i Karrierës Dhe Alumni

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Workshop me temë: “Via Egnatia – potencial zhvillimi ekonomik, parë si aset turistik”

Në vazhdën e aktiviteteve me Bordin Këshillimor të Biznesit, Sektori i Këshillimit të Karrierës dhe ALUMNI-t, në bashkëpunim me shoqatën AST Group, zhvilloi aktivitetin për studentët me temë: “Via Egnatia – potencial zhvillimi ekonomik, parë si aset turistik”. Z.Artur Guni, Trainer dhe Menaxher zhvillimi pranë Shoqatës AST Group, njëherësh edhe nënkryetar i Bashkisë Elbasan, paraqiti fillimisht një historik të shkurtër të Rrugës “Egnatia”, itenerarin e kësaj rruge si edhe rëndësinë që ka patur ajo. Ai shtoi se Shoqata e Alpinizmit Skive dhe Turizmit malor, e cila operon në treg prej 12 vitesh, nëpërmjet guidave me turistë vendas e sidomos me ata të huaj, po promovon më së miri Rrugën “Egnatia” duke e kthyer potencialisht në një atraksion turistik.

Workshop me temë: “Via Egnatia – potencial zhvillimi ekonomik, parë si aset turistik”

Workshop me temë: “Industria e Turizmit dhe Profesionet e së Ardhmes”

Elite Travel Group dhe Sektori i Këshillimit të Karrierës dhe Alumni-t zhvilluan aktivitetin për studentët me temë: “Industria e Turizmit dhe Profesionet e së Ardhmes”. Përfaqësueset e Elite Travel Group, Znj.Adriana Kotherja, Drejtore në Departamentin e Kontratave si edhe Znj.Valbona Lleshi, Drejtor në Departamentin e Burimeve Njerëzore zhvilluan një bashkëbisedim me studentët rreth njohurive që ata kishin për këtë agjenci dhe për shërbimet që ajo ofron. Mes të tjerash, Znj.Kotherja, shpalosi para studentëve në mënyrë statistikore një listë me profesionet më të kërkuara në tregun e sotshëm të punës.

Workshop me temë: “Industria e Turizmit dhe Profesionet e së Ardhmes”

Workshop me temë: “Marketingu dhe Komunikimi”

Sektori i Këshillimit të Karrierës dhe ALUMNI-t në bashkëpunim me Bordin Këshillimor të Biznesit zhvilloi aktivitetin e rradhës për studentët me kompaninë private ZHAN 92 me temë: “Marketingu dhe Komunikimi”. Z. Edmond Kristo, prezantoi për studentët materialin e përgatitur duke paraqitur fillimisht një historik  të shkurtër të start up-it në biznesin ZHAN 92, por edhe në fushën e medias me Televizionin Egnatia në Elbasan, duke u bërë model frymëzimi dhe motivimi për studentët e pranishëm në sallë.

Workshop me temë: “Marketingu dhe Komunikimi”

DITËT E INFORMIMIT TË MATURANTËVE

Në kuadër të nismës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si edhe me mbështetjen e Zyrës Vendore Arsimore Elbasan, Sektori i Këshillimit të Karrierës dhe Alumni-t, zhvilloi një sërë takimesh me shkollat e mesme publike dhe jopublike të Bashkisë Elbasan, në ambjentet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Takimet  me maturantët u shtrinë prej datës 22 shkurt deri në datë 6 mars dhe u përfshinë gjithsej 23 shkolla të mesme.

DITËT E INFORMIMIT TË MATURANTËVE

Workshop me temë: “Bankat dhe Pandemia”

Në bashkëpunim me Bankën Kombëtare Tregtare, Sektori i Këshillimit të Karrierës dhe ALUMNI-t zhvilloi aktivitetin për studentët me temë: “Bankat dhe Pandemia”. Z.Altin Turhani Drejtor i përgjithshëm i BKT, Dega Elbasan, informoi studentët për paketat-ofertë dhe produktet që ofron BKT sidomos për grupmoshat 12-25 vjeç.

Z. Turhani theksoi se një sfidë shumë e rëndësishme për bankat është edhe siguria e informacionit për të cilën BKT ka investuar fuqishëm. Ashtu si për çdo biznes tjetër edhe për bankat, inovacioni dhe teknologjia janë e ardhmja.

Workshop me temë: “Bankat dhe Pandemia”

Bashkëbisedim me Ministren për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi "Rinia për Rininë"

Studentët e UE-së diskutuan shumë çështje gjatë këtij takimi. I artikuluan qartë dhe në mënyrë konçize të gjithë problemet që prekin të rinjtë sot. Studentët evidentuan nevojën për një orientim më të mirë të tregut të punës. Ata kërkuan më shumë mundësi argëtimi për t’u larguar nga veset dhe më shumë hapësira për të zhvilluar talentet e tyre.

Bashkëbisedim me Ministren për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi "Rinia për Rininë"