Workshop me temë: “Via Egnatia – potencial zhvillimi ekonomik, parë si aset turistik”
Në vazhdën e aktiviteteve me Bordin Këshillimor të Biznesit, Sektori i Këshillimit të Karrierës dhe ALUMNI-t, në bashkëpunim me shoqatën AST Group, zhvilloi aktivitetin për studentët me temë: “Via Egnatia – potencial zhvillimi ekonomik, parë si aset turistik”. Z.Artur Guni, Trainer dhe Menaxher zhvillimi pranë Shoqatës AST Group, njëherësh edhe nënkryetar i Bashkisë Elbasan, paraqiti fillimisht një historik të shkurtër të Rrugës “Egnatia”, itenerarin e kësaj rruge si edhe rëndësinë që ka patur ajo. Ai shtoi se Shoqata e Alpinizmit Skive dhe Turizmit malor, e cila operon në treg prej 12 vitesh, nëpërmjet guidave me turistë vendas e sidomos me ata të huaj, po promovon më së miri Rrugën “Egnatia” duke e kthyer potencialisht në një atraksion turistik.
Workshop me temë: “Via Egnatia – potencial zhvillimi ekonomik, parë si aset turistik”