Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti ekonomik, Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti ekonomik, Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti ekonomik, Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti ekonomik, Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti ekonomik, Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Ditët e informimit të maturantëve, 20 Shkurt – 02 Mars 2017

Fakulteti Ekonomik organizoi ditët e hapura për maturantët, për të mundësuar njohjen e tyre me programet e studimit që ofron, me kriteret e pranimit, me stafin akademik dhe me infrastrukturën e FE. Pas promovimit të programeve të studimit Bachelor në ambjentet e shkollave të mesme nga stafi akademik i FE, maturantët vizituan ambjentet e këtij fakulteti.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof.As.Dr.Imelda SEJDINI, në fjalën përshëndetëse theksoi se zgjerimi i këtij Fakulteti ndër vite, është rezualtat i kërkesës gjithnjë e në rritje për të ndjekur studimet e larta në këtë Fakultet. Hapja e programeve të reja të studimit gjatë një periudhe më shumë se 15-vjeçare, është kryer në përputhje me nevojat e tregut të punës për profesionistë të profileve të ndryshme të ekonomisë, të së drejtës dhe të specialiteteve të tjera. Ky fakultet tashmë i ofron mundësi studentëve edhe për kualifikime të mëtejshme. Formimi i tyre nuk përfundon vetëm me ciklin e parë të studimeve universitare, ku studentët zgjedhin midis tetë programeve Bachelor me kohë të plotë. Ata që duan të ndjekin më tej një Master Profesional apo Master të Shkencave, kanë mundësinë të thellojnë studimet e tyre dhe të zgjedhin ndërmjet 11 programeve të ciklit të dytë të studimeve. Përgjegjësit e Departamenteve i njohën më pas studentët me programet që mbulon secili departament sipas fushave mësimore dhe kërkimore, me kriteret e pranimit, me mundësitë për shkëmbime ndërkombëtare në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe projekteve, me metodat e mësimdhënies, me kërkesat për angazhim në funksion të përvetësimit të dijeve cilësore dhe përgatitjes për tregun e punës si dhe me mundësitë e punësimit pas përfundimit të studimeve.

Ditët e informimit të maturantëve, 20 Shkurt – 02 Mars 2017 ,UNIEL Ditët e informimit të maturantëve, 20 Shkurt – 02 Mars 2017 ,UNIEL Ditët e informimit të maturantëve, 20 Shkurt – 02 Mars 2017 ,UNIEL Ditët e informimit të maturantëve, 20 Shkurt – 02 Mars 2017 ,UNIEL Ditët e informimit të maturantëve, 20 Shkurt – 02 Mars 2017 ,UNIEL Ditët e informimit të maturantëve, 20 Shkurt – 02 Mars 2017 ,UNIEL