Workshop me temë: “Industria e Turizmit dhe Profesionet e së Ardhmes”
Elite Travel Group dhe Sektori i Këshillimit të Karrierës dhe Alumni-t zhvilluan aktivitetin për studentët me temë: “Industria e Turizmit dhe Profesionet e së Ardhmes”. Përfaqësueset e Elite Travel Group, Znj.Adriana Kotherja, Drejtore në Departamentin e Kontratave si edhe Znj.Valbona Lleshi, Drejtor në Departamentin e Burimeve Njerëzore zhvilluan një bashkëbisedim me studentët rreth njohurive që ata kishin për këtë agjenci dhe për shërbimet që ajo ofron. Mes të tjerash, Znj.Kotherja, shpalosi para studentëve në mënyrë statistikore një listë me profesionet më të kërkuara në tregun e sotshëm të punës.
Workshop me temë: “Industria e Turizmit dhe Profesionet e së Ardhmes”