Programi i Transparencës në UE
Çfarë është programi i transparencës në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”?
Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI). Programi vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës autoriteti publik (këtej e tutje UE) ndërton dhe rrit trasparencën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. UE do të përditësojë herë pas here Programin e Trasparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë trasparent veprimtarinë e punës së UE-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.uniel.edu.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut apo afishimit të informacionit. Programi i trasparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të trasparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumenti i bërë publik do të jetë i përditësuar në formë dhe përmbajtje. Faqja zyrtare e UE-së është e ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruatjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave etj.