ZGJEDHJET 2024

NJOFTIM “PËR SHPALLJEN E REZULTATEVE TË ZGJEDHJEVE PËR POSTIN E AUTORITETIT DREJTUES “DEKAN” DHE “PËRGJEGJËS DEPARTAMENTI” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE HUMANE”

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave dhe llogaritjes së rezultatit të votimit në Fakultetin e Shkencave Humane bazuar në procesverbalet përkatëse të KZF-së ne zbatim te Ligjit 80/2015. "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë"; në Rregulloren “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani", kreu VI, neni 35 “Vlerësimi, numërimi i votave dhe nxjerrja e rezultatit për zgjedhjen e Rektorit, për anëtarë të Senatit Akademik, autoritet drejtues në njësinë kryesore, autoritet drejtues në njësinë bazë”, Komisioni i Zgjedhjeve të Fakultetit të Shkencave Humane në mbledhjen e tij të datës 21.06.2024,

V E N D 0 S I

1. Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, z. Ardian LAMI me 52.93 % të votave (sipas formulës)

2. Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Përgjegjës i Departamentit të “Gjuhëve të huaja”, z. Fatos GJATA me 93.75 % të votave (sipas formulës)

3. Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Përgjegjës i Departamentit të “Histori-gjeografisë”, znj. Rudina MITA me 100 % të votave (sipas formulës)

4. Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Përgjegjës i Departamentit të “Gjuhësisë”, znj. Aurela BASHA me 83.3 % të votave (sipas formulës)

5. Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Përgjegjës i Departamentit të “Letërsisë dhe gazetarisë”, znj. Mirela SHELLA me 66.6 % të votave (sipas formulës)

6. Shpallet fitues për postin e autoritetit drejtues Përgjegjës i Qendrës  së “Studimeve Albanalogjike dhe Balkanalogjike”, znj. Florenca STAFA me 60 % të votave (sipas formulës)

Vendimet e KZF-së