Fakultetet

Universiteti i Elbasanit aktivitet në kuadër të 10 Majit “Ditës Kombëtare të Drejtësisë”

Në kuadër të 10 Majit “Ditës Kombëtare të Drejtësisë”, Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan kanë organizuar një tryezë diskutimi mbi “Sfidat e Drejtësisë Shqiptare nga Kanuni i Zhurisë deri te Reforma në Drejtësi në Kuadër të Proceseve Integruese”.

Rektori i Universiteti të Elbasanit Prof.dr. Skender Topi, në fjalën e tij, shprehu falenderimin për pjesëmarrjen e gjerë të personaliteteve të larta të fushës së drejtësisë, gjyqësorit, studiues të së drejtës, komuniteteve fetare, kolegëve dhe studentëve. Ai, theksoi rëndësinë e zhvillimit të takimeve të tilla në kuadër të marrëveshjeve të frytshme, të cilat mundësojnë zhvillimin institucional, kontribuojnë në komunitet dhe në përgatitjen e studentëve që zhvillojnë praktikat pranë këtyre institucioneve.

Në këtë takim referuan Z. Kreshnik Ajazi, Kreu i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Elbasan, Prof.Dr. Artan Hoxha, Rektor i Universitetit të Tiranës, Z. Artur Metani, Inspektor i Lartë i Drejtësisë, Z. Alfred Balla, Kryetar i Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Znj. Matilda Fetahu, Kryetare e Gjykatës Elbasan, Z.Ilir Proda, Drejtor i Policisë së Qarkut Elbasan, Prof. Asoc. Dr. Imelda Sejdini, Dekane e Fakultetit Ekonomik, Prof. Asoc. Dr. Rezarta Tahiraj, Përgjegjëse e Qendrës në Drejtësi dhe Ekonomi dhe Prof. Asoc. Dr. Arbër Gjeta, Drejtues i Katedrës “Jean Monnet”, EEAABAC.

Në përfundim të takimit, referuesit diskutuan rreth temave të trajtuara dhe i’u përgjigjen pyetjeve të të pranishmëve.

Universiteti i Elbasanit aktivitet në kuadër të 10 Majit “Ditës Kombëtare të Drejtësisë”