- Scritto da Super User
- Published in Aktivitete në UE
- Hits: 1889
- Stampa ,
Ne date 7 Shkurt 2013, ne Fakultetin Ekonomik u organizua nje takim me titull Punesimi i te rinjve: E ardhmja qe duam. Takimi organizohej nga zyra e OKB-se dhe PNUD-it ne Shqiperi ne kuader te konsultimeve per percaktimin e objektivave te zhvillimit te mijevjecarit per periudhen pas 2015. Ne te moren pjese Rektori i Universitetit Prof. Dr. Liman Varoshi dhe Kordinatorja e Perhershme e OKB-se ne Shqiperi njekohesisht edhe Perfaqesuese e Perhershme e PNUD-it ne Shqiperi, Znj. Zineb-Touimi Benjelloun.
Gjate takimit pati diskutime lidhur me veshtiresite dhe sfidat me te cilat perballen studentet ne tregun e punes, nevojat qe ata kane dhe vizioni i tyre per te ardhmen. Studentet e vune theksin ne rendesine e praktikave mesimore prane institucioneve shteterore apo ndermarrjeve private, mungesen e statistikave lidhur me studentet e punesuar apo te papune, etj. Gjithashtu ne takim u diskutua edhe rendesia e keshillimit te studenteve ne strukturat perkatese per te kerkuar nje vend pune, pregatitja e tyre per te hartuar nje CV apo per nje interviste pune, etj.