Logo

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” nis procesin mësimor nën masa të larta sigurie

Ka rinisur procesi mësimor në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Paraprakisht u krye dezinfektimi i të gjithë ambienteve të fakulteteve. Ndërsa sot, çdo student i paraqitur është kontrolluar për temperaturën dhe masat mbrojtëse individuale.

Në të gjitha sallat e leksionit, seminareve dhe laboratorëve është respektuar distancimi fizik mes studentëve.

Rektorati i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është i vendosur të respektojë me përpikmëri të gjitha rregulloret e sigurisë të përcaktuara nga institucionet përkatëse me synim mbrojtjen e studentëve dhe personelit akademik dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Njëkohësisht Rektorati u kërkon studentëve që të respektojnë të gjitha rregullat e përcaktuara për këtë qëllim.