Logo

Njoftim per bursa

Rektorati i Universitetit “A Xhuvani”, Elbasan

Mbështetur në VKM Nr. 911 datë 11.11.2015 "Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e pagesave dhe për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, për nxënësit e studentët në Institucionet Arsimore Publike, për vitin shkollor 2015 - 2016", Njofton: Studentët e viteve II – ta e të III – ta në të gjitha programet e Ciklit të parë të studimit “Bachelor me kohë të plotë”, të cilët kanë qenë trajtuar me bursë një vit më parë, si dhe ata që kërkojnë të përfitojnë nga bursat e ndërmjetme në dispozicion të Universitetit, duhet:

A. Sipas kriterit ekonomik:

I. Në qoftë se familja (trungu familjar) merr ndihmë ekonomike si familje në nevojë, të dorëzojnë këto dokumente:

II. Në qoftë se familja (trungu familjar) nuk merr ndihmë ekonomike si familje në nevojë, krahas dokumenteve të mësipërme do të dorëzojnë edhe këto dokumente:

III. Secili student bashkëshort me fëmijë, që është akomoduar në konvikt publik, përveç dokumentacionit të mësipërm, sipas kriterit ekonomik, duhet të dorëzojnë edhe vërtetim që banon në konvikt publik.

B. Jashtë kriterit ekonomik

Të gjithë studentët që do të aplikojnë sipas kategorive të mëposhtme, duhet të dorëzojnë:

I. Studentë që kanë përfituar statusin e jetimit – dokumentin e statusit të jetimit (fotokopje e noterizuar), II. Studentë që kanë humbur kujdestarinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë - vendim gjykate (fotokopje e noterizuar), III. Studentë që gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik - dokumentin përkatës (fotokopje e noterizuar). IV. Studentë që gëzojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë - dokumentin përkatës (fotokopje e noterizuar). V. Studentë, fëmijë të personave që gëzojnë statusin e invalidit e përfitojnë pension invaliditeti dhe nuk kanë të ardhura të tjera:

VI. Student që janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror - vendim gjykate (fotokopje e noterizuar).

Nuk përfitojnë bursë studentët që:

C. Dokumentacioni i përgatitur dhe i renditur sipas formularit të Aplikimit për bursë të dorëzohet nga vetë studenti në Rektorat – protokolli, nga data 18.11.2015 - 30.11.2015

Shkarko vendimin e këshillit të ministrave

Shkarkoni formularin e aplikimit