Logo

Universiteti i Elbasanit zhvillon ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të Praktikave Profesionale

U zhvillua për të tretin vit radhazi, ceremonia e shpërndarjes së certifikatave të Praktikave Profesionale të zhvilluara në Universitetin e Elbasanit.

Në fjalën e saj, zëvendësrektorja Prof. Elvira Fetahu, theksoi rëndësinë e praktikës profesionale në përparimin e një studenti në karrierën e tij të ardhshme dhe inkurajoi të pranishmit të vazhdojnë angazhimin e tyre në fushat e dëshiruara.

Universiteti i Elbasanit, mirëpret vit pas viti të rinj dhe të reja përfitues të programit të nxitjes së punësimit, duke garantuar fitimin e një përvoje kualifikuese dhe zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale dhe personale.

Universiteti i Elbasanit zhvillon ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të Praktikave Profesionale