Logo

Hapet thirrja për aplikim për mobilitetin e Stafit Akademik (teaching) në Akademinë e Ekonomisë, Svishtov, Bullgari

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ka kënaqësinë, që në kuadër të International Credit Mobility (Erasmus+) të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me bashkëpunim me Akademinë e Ekonomisë, Svishtov, Bullgari, të ftojë 1 staf akademik nga Fakulteti Ekonomik, që të aplikojnë për mësimdhënie.

Detaje të mobilitetit:

Periudha e mobilitetit do të zhvillohet gjatë vitit akademik 2017-2018 me një kohëzgjatje prej 5 ditësh. Stafi akademik fitues do të përfitojnë një dietë ditore si dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas përcaktimeve në marrëveshjen e mobilitetit.

Për më shumë informacion ju lutem drejtohuni pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë zyrës së Protokoll- Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Afati i fundit për aplikim është data 06.11.2017!

Ju urojmë suksese!