Logo

Hapet thirrja për aplikim për mobilitetin e studentëve në Universitetin e Staffordshire, Mbretëri e Bashkuar

Ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për bursa studimi për studentë, në kuadër të projektit International Credit Mobility (Erasmus+) të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me Universitetin Staffordshire, Mbretëri e Bashkuar. Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e interesuar të Fakultetit Ekonomik (master).

Detaje të mobilitetit:

Periudha e mobilitetit do të zhvillohet gjatë semestrit të dytë, të vitit akademik 2017-2018 me një kohëzgjatje prej 4 muajsh. Studentët fitues do të përfitojnë një burse mujore si dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas përcaktimeve në marrëveshjen e mobilitetit.

Për më shumë informacion ju lutem drejtohuni pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “AleksandërXhuvani”

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë zyrës së Protokoll- Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Afati i fundit për aplikim është data 27 Tetor 2017!

Ju urojmë suksese!