Logo

Hapet thirrja për aplikim për mobilitetin e studentëve në Universitetin Mendel, Brno, Çeki

Ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për bursa studimi për studentë, në kuadër të projektit International Credit Mobility (Erasmus+) të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me Universitetin Mendel, Brno në Çeki.

Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e interesuar të:

Detaje të mobilitetit:

Periudha e mobilitetit do të zhvillohet gjatë semestrit të dytë, të vitit akademik 2017-2018 me një kohëzgjatje prej 5 muajsh. Studentët fitues do të përfitojnë një bursë mujore si dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas përcaktimeve në marrëveshjen e mobilitetit.

Për më shumë informacion ju lutem drejtohuni pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë zyrës së Protokoll- Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Afati i fundit për aplikim është data 06 Nëntor 2017!

Ju urojmë suksese!