Logo

Hapet thirrja për aplikim për mobilitetin e studentëve në Universitetin South-West University "Neofit Rilski", Bullgari

Ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për 1 (një) bursë studimi për studentë, në kuadër të projektit International Credit Mobility (Erasmus+) të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me Universitetin South-West University "Neofit Rilski". Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e interesuar të programeve të studimit te Fakultetit Ekonomik.

Detaje të mobilitetit:

Periudha e mobilitetit do të zhvillohet gjatë semestrit të parë, të vitit akademik 2019-2020 me një kohëzgjatje prej 4 muajsh. Studentët fitues do të përfitojnë një bursë mujore si dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas përcaktimeve në marrëveshjen e mobilitetit.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë Drejtorisë së Koordinimit dhe Marrdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ose mund të dërgohen në adresën e e_mail : Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Afati i fundit për aplikim është data 13.07.2019!

Ju urojmë suksese!