Logo

Hapet thirrja për aplikim për mobilitetin e Stafit Akademik (teaching) në Universitetin Aristotel I Selanikut, Greqi.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ka kënaqësinë, që në kuadër të projektit International Credit Mobility (Erasmus+) të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me Universitetin Aristotel i Selanikut, Greqi, të ftojë stafin akademiktë UE, që të aplikojnë për mësimdhënie.

Detaje të mobilitetit:

Periudha e mobilitetit do të zhvillohet gjatë semestrit të parë të vitit akademik 2018-2019 me një kohëzgjatje prej 5 ditësh. Stafi akademik fitues do të përfitojnë një dietë ditore si dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas përcaktimeve në marrëveshje e mobilitetit. Për më shumë informacion ju lutem drejtohuni pranë Drejtorisë së Koordinimit dhe Marrdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë Drejtorisë së Koordinimit dhe Marrdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ose mund të dërgohen në adresën e e_mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Afati i fundit për aplikim është data 28 Shkurt 2018!

Ju urojmë suksese!