Logo

Hapet thirrja për aplikim për mobilitetin e studentëve në Instituto de Educacion Secundaria Riberia do Luoro, Spanjë.

Ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për bursa studimi për 2 studentë, në kuadër të projektit International Credit Mobility (Erasmus+) të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me Instituto de Educacion Secundaria Riberia do Luoro, Spanjë.

Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e interesuar të Fakultetit Ekonomik.

Detaje të mobilitetit:

Periudha e mobilitetit do të zhvillohet gjatë semestrit të dytë, të vitit akademik 2017-2018 me një kohëzgjatje prej 3 muajsh. Studentët fitues do të përfitojnë një bursë mujore si dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas përcaktimeve në marrëveshje e mobilitetit.

Për më shumë informacion ju lutem drejtohuni pranë Drejtorisë së Marrdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ose të dërgohet i skanuar në adresën e e_mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Afati i fundit për aplikim është data 18 Shkurt 2018 ! Ju urojmë suksese!