Logo

Rektori i Universitetit të Elbasanit, prof. dr. Skender Topi, takim me ambasadoren e Malit të Zi në Shqipëri

Rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, zhvilloi një takim me ambasadoren e Malit të Zi në Shqipëri, Vesna Radonjic.

Prof. Topi e njohu ambasadoren me resurset dhe kapacitetet e Universitetit të Elbasanit. Më tej biseda u fokusua në vendosjen e urave të bashkëpunimit, kryesisht me Universitetin e Podgoricës në Malin e Zi.

“Ne duam të nisim një bashkëpunim të frytshëm në interes të dy palëve. Kemi gati projekte në fushën universitare që përfshijnë Shqipërinë, Malin e Zi dhe Italinë. Duhet të koordinojmë bashkërisht që të finalizojmë këto projekte e të shmangim mekanizmat burokratikë”, u shpreh Rektori, prof. dr. Skender Topi.

Në fjalën e saj ambasadorja Vesna Radonjic evidentoi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ajo e konsideroi Elbasanin si qendër të rëndësishme historike, kulturore dhe shkencore.

Rektori i Universitetit të Elbasanit, prof. dr. Skender Topi, takim me ambasadoren e Malit të Zi në Shqipëri, Uniel Rektori i Universitetit të Elbasanit, prof. dr. Skender Topi, takim me ambasadoren e Malit të Zi në Shqipëri, Uniel Rektori i Universitetit të Elbasanit, prof. dr. Skender Topi, takim me ambasadoren e Malit të Zi në Shqipëri, Uniel Rektori i Universitetit të Elbasanit, prof. dr. Skender Topi, takim me ambasadoren e Malit të Zi në Shqipëri, Uniel Rektori i Universitetit të Elbasanit, prof. dr. Skender Topi, takim me ambasadoren e Malit të Zi në Shqipëri, Uniel Rektori i Universitetit të Elbasanit, prof. dr. Skender Topi, takim me ambasadoren e Malit të Zi në Shqipëri, Uniel