Logo

Simpozium Shkencor në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike

Në ambientet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike është zhvilluar Simpoziumi Shkencor "Ndikimi i COVID-19 në organizimin dhe menaxhimin e sistemit shëndetësor, implementimi i një modeli epidemiologjik matematikor"

Ky aktivitet shënoi përmbylljen me sukses të projektit të parë të fituar nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në bashkëpunim me Departamentin e Matematikës, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me Agjencinë e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.

Zëvendësrektorja e Universitetit, Prof.as.dr. Elvira Fetahu, në fjalën e saj përshëndetëse, shprehu rëndësinë e këtij simpoziumi në ridimensionimin e kërkimit shkencor në kuadër të programeve kombëtare të financuar nga AKKSHI, në të cilat Universiteti i Elbasanit numëron me sukses një pjesëmarrje të kënaqshme dhe rezultate të prekshme.

Simpozium Shkencor në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike