Logo

Organizohet në Universitetin e Elbasanit, workshopi me temë "Marketingu dhe Komunikimi"

Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", është zhvilluar workshopi me temë "Marketingu dhe Komunikimi", prezantuar nga Z.Edmond Kristo, menaxher dhe dr.marketingu i Zhan 92.

Në takim studentët, u prezantuan me rëndësinë që ka komunikimi në përditshmërinë tonë, në marrëdhënie me të tjerë, në fushën profesionale, njohja e teknikave të komunikimit dhe përdorimi i tyre në fushën e marketingut.

Ky takim u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit me Bordin Këshillimor të Biznesit.