Logo

"Erasmus+ days 2021 në Universitetin e Elbasanit “ALeksandër Xhuvani”

Eshtë zhvilluar në ambientet e Fakultetit Ekonomik, të Universitetit  të Elbasanit asktiviteti "Erasmus+ Days 2021” 

Aktiviteti  I dedikuar projekteve për ngritjen e kapaciteteve, të financuara nga BE, informoi mbi produktet, rezultat dhe financmet e realizuara nga projektet e përfunduara si dhe të promovojë objektivat dhe qëllimet e projekteve që janë aktualisht duke u implementuar.  

Në fjalën e saj, zv.rektorja Prof.as.dr. Elvira Fetahu, u shpreh se në fokus të këtij  programi dhe të Erasmus Day 2021, janë mobiliteti ndërkombëtar, ngritja e kapaciteteve akademike dhe infrastrukturore,qytetaria europiane dhe rëndësia e programit përpersonelin dhe studentët e UE-së.   

Prof.as.dr.Imelda Sejdini, dekane e këtij fakulteti, në fjalën e saj shprehu vlerësimin për përzgjedhjen e këtij fakulteti, si një ndër  përfituesit më të mëdhenj të projekteve Erasmus+, duke i shërbyer kështu nxitjes dhe rritjes së kapaciteteve akademike. 

Znj.Elona Saraçi, përfaqësuese e zyrës kombëtare të Erasmus+ shpjegoi me detaje fokusin e programit, gjithashtu ajo ftoi si studentët dhe pedagogët të përfitojnë nga kjo mundësi.