Logo

Njoftim mbi kriteret e pranimit të kandidatëve të rinj në ciklin e dytë të studimeve

Dekanati i Fakultetit të Shkencave Humane, duke u bazuar në Ligjin Nr.9741, datë 21.5.2007 , “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjet Nr. 9832, datë 12.11.2007, Nr. 10307, datë 22.7.2010, Nr. 10493, datë 15.12.2011; VKM nr. 688, datë 15.10.2014 për “Kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë për programet e studimeve të ciklit të dytë të studimeve me kohë të plotë “Master profesionale” dhe “Master i shkencave”/”Master i arteve të bukura” për vitin akademik 2014-2015, pika 16; Udhëzimin me nr.46, datë 20.10.2014 të MAS-it për “Procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë “Master profesionale” dhe “Master i shkencave”/”Master i arteve të bukura” në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2014-2015; bazuar në “Rregulloren e organizimit dhe funksionimit administrativ dhe akademik të Universitetit “A.Xhuvani”, miratuar në maj 2012; bazuar mbi modalitetet e programeve të studimit të ofruara nga FHSH-ja dhe të miratuara nga Senati i UE-së, bëjmë me dije se:

1. Në “Master i shkencave në gjuhësi” mund të regjistrohen studentë me diplomë të ciklit të parë (Bachelor) ose DIND:

2. Në “Master i shkencave në studime historike” mund të regjistrohen studentë me diplomë të ciklit të parë ose DIND

3. Në “Master i shkencave në studime gjeografike” mund të regjistrohen studentë me diplomë të ciklit të parë ose DIND në:

4. Në “Master i shkencave në studime letrare” mund të regjistrohen studentë me diplomë të ciklit të parë ose DIND

5. Në “Master i shkencave në trashëgimi kulturore” mund të regjistrohen studentë me diplomë të ciklit të parë ose DIND