DREJTORIA E KOMUNIKIMIT DHE MARËDHËNIEVE ME JASHTË

Kjo zyrë punon për të tërë universitetin kryesisht në fushën e çështjeve ndërkombëtare. Ajo organizon veprimtari me studiues, vizitorë, lektorë të ftuar, merret me hartimin e projekteve, përkrah bashkëpunimin, etj. Disa nga shërbimet që ofron kjo zyrë janë:

- Informacion rreth universitetit

- Koordinon projekte të ndryshme dhe bursa

- Organizon evenimente sociale dhe dreka pune me të huajt dhe të ftuar të tjerë

- Përmirëson kontaktet ndërmjet universiteti tonë dhe homologëve të huaj dhe shqipëtarë

- Përmirëson kontaktet ndërmjet studentëve tanë dhe atyre të huaj

- Prezanton profesorët dhe studentët e huaj me kulturën shqipëtare dhe vendin tonë

- Organizon veprimtari të ndryshme si, Java Ndërkombëtare e Arsimit, Java Kulturore Italiane, Dita Europiane, veprimtari të Frankofonisë, Projektet Intership, Panairin e Punës etj.

 Më datë 02.10.2009 është krijuar me propozim të Rektorit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”,  prof.dr. Liman Varoshi Bordi i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë si më poshtë:

 

1. Ema Kristo                            Drejtore e marrëdhënieve me jashtë

 

2. Dhurata Turku                    Specialisti i Drejtorisë së Marrëdhënieve me 

Jashtë

 

2. Evis Kushi                              Fakulteti Ekonomik

 

3. Armando Shëngjergji              Fakulteti i Shkencave të Edukimit

 

4. Besa Simitciu                         Fakulteti i  Shkencave Humane

 

5. Fatos Gjata                            Fakulteti i Shkencave Humane

 

6. Altin Gjevori                           Fakulteti i Shkencave Natyrore

 Secili anëtar i bordit kujdeset për plotësimin e kërkesave të fakulteteve për organizimin e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare të miratuara nga rektori brenda dhe jashtë vendit duke hartuar së bashku programet përkatëse.  Bordi ndjek gjithashtu realizimin e bursave jashtë shtetit për pedagogë dhe studentë në kuadrin e marrëveshjeve ndërshtetërore, ndëruniversitare, programe ndërkombëtare në të cilat universiteti i Elbasanit merr pjesë.

Drejtori mban lidhjet me koordinatorët përkatës (anëtarët e bordit) dhe informon rektorin për aktivitete që parashikohen dhe projektet e mundshme. Së bashku me specialistin ndjekin realizimin e projekteve Tempus dhe projekteve të tjera ndërkombëtare, si dhe mbajnë lidhje me zyrën Tempus pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të shkëmbyer informacionin e nevojshëm.

Bordi ndjek ecurinë korrekte dhe mbledh të dhënat për projekte të vogla sipas fakultetit përkatës. Këto të dhëna i raportohen drejtorit, i cili ia përcjell më pas rektorit.

Secili anëtar mbledh informacion për projektet e komunitetit evropian dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare. Drejtori kujdeset për njohjen e Universitetit të Elbasanit jashtë shtetit si dhe në bashkëpunim me specialistin ndjek korrespodencën e këtij universiteti me jashtë.

Për të realizuar këto detyra bordi i marrëdhënive me jashtë mblidhet një herë në muaj, përjashtuar rastet e vecanta të cilat diktojnë mbledhje më të shpeshta.