Projekti "Forcimi i demokracisë pjesëmarrëse dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale nga të rinjtë në Shqipëri"

Te rinj pjesmarrës në vendimmarrje.

Projekti "Forcimi i demokracisë pjesëmarrëse dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale nga të rinjtë në Shqipëri" synon të inkurajojë pjesëmarrjen e të rinjve në procesin e vendim-marrjes në pushtetin lokal si një instrument efektiv në përmirësimin e llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve vendore. Për më tepër, kjo iniciativë kërkon të inkurajojë njohuritë dhe të menduarit kritik të të rinjve mbi politikat dhe performancën e institucioneve të qeverisjes vendore.

Ky projekt organizohet nga European Movement in Albania (Lëvizja Europiane në Shqipëri) dhe është implementuar çdo vit me sukses për 4 vitet e shkuara në qytetet universitare të Shkodrës, Vlorës dhe Tiranës. Këtë vit është ftuar si partner edhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. Njëkohësisht, ky projekt është në mbështetje të direktivavë të rektoratit lidhur me përfshirjen e studentëve në aktivitete të ndryshme më në qendër studentët.

Më konkretisht, projekti synon të:

1. Mbledh pikëpamjet dhe perceptimet e të rinjve mbi rolin dhe funksionimin e institucioneve të qeverisjes vendore, si një mjet që do të kontribuojë dhe ndikojë në hartimin e politikave më cilësore.

2. Edukojë brezin e ri mbi politikat vendore dhe inkurajojë pjesëmarrjen e tyre në qeverisjen vendore në 3 qytete të Shqipërisë (Elbasan, Shkodër dhe Vlorë) përmes leksioneve publike dhe aktiviteteve trajnuese.

3. Krijojë mundësi për studentët të vendosin kontakte dhe komunikim të drejtpërdrejtë me institucionet e qeverisjes vendore me qëllim për të kontribuar në mënyrë analitike në hartimin sa më të mirë të politikave vendore.

4. Forcojë kërkesën për llogaridhënie institucionale nga të rinjtë në Shqipëri.

Aktivitetet e projektit janë:

1. Zbatimi i pyetësorit mbi perceptimin e të rinjve mbi qeverisjen dhe politikat lokale. 

Periudha e zbatimit: Prill

2. Organizimi i një leksioni publik mbi demokracinë dhe pjesëmarrjen qytetare pranë ambienteve të Universitetit, ku i ftuar do të jetë një Ambasador (Ambasadori i Hollandës në Shqipëri) dhe një ekspert për rininë.  

Periudha e zbatimit: Maj

3. Organizimi i një seksioni trajnimesh mbi qeverinë lokale për të rinjtë

Periudha e zbatimit: Maj

4. Organizimi i një forumi televiziv në një nga mediat lokale me studentët dhe autoritetet lokale mbi të ardhmen e qytetit dhe mundësitë e zhvillimit të tij.

Periudha e zbatimit: Maj - Qershor

5. Periudha e praktikës në Bashkinë e Elbasanit 

Periudha e zbatimit: Prill – Maj - Qershor

6. Publikimi dhe shpërndarja e materialeve informuese mbi rolin e pushtetit lokal, rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve dhe kërkesës për llogaridhënie.

Periudha e zbatimit: Qershor

Projekti do të finalizohet me shpërndarjen e çertifikatave për studentët si dëshmi pjesëmarrjeje në këtë projekt.

Koordinatore projekti: 

Eriada Çela, M.A

Lenida Lekli, M.A