Njoftim

Duke marrë shkas se përfaqësuesi i studentëve në Komisionin Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan ka dhënë dorëheqjen nga detyra për arsye shëndetësore, në zbatim të Kreu II, neni 6, pika 1/a, kërkohet që KIZ të plotësohet me përfaqësuesin e studentëve. 
Për këtë, brenda datës 10.04.2016, ora 12.00, janë të lutur studentët që vijojnë studimet në ciklin e parë/ të dytë me kohë të plotë të paraqesin vetëdeklarimin për kandidat për anëtar të KIZ.
Studentët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën pranë Sekretarisë së KIZ brenda datës 10.04.2016, ora 12.00.  

NJOFTIM PER ZGJEDHJEN E PERFAQSUESIT TE STUDENTEVE NE KIZ

NJOFTIM PER STAF ME KOHE TE PJESSHME NE DEPARTAMENTIN E INFORMATIKES

Fakulteti i Shkencave të Natyrës “A. Xhuvani” Elbasan, për nevojat e tij në Departamentin  Informatikëpër vitin akademik 2015-2016, semestri i dytë, shpall konkurs për personel 5 (pesë) akademik me kohë të pjesshme 

Kriteret për konkurrim janë:

  1. Të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit në shkenca informatike. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet te jenë të njohura nga MAS
  2. Të jetë diplomuar në informatikë  me notë mesatare mbi 8.5.
  3. Të këtë përfunduar studimet Master (ekuivalente me te) në profilin Informatikë, Inxhinjeri Informatike, Teknologji Informacioni, me notë mesatare mbi 8.5
  4. Te këtë përvojë dhe i angazhuar aktualisht në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
  5. Të jetë i angazhuar në kualifikimin pasuniversitar (grada, titulli është përparësi)
  6. Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
  7.  Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.
  8. Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 17.03.2016  këto dokumente:

1.      Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)

2.      C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi

3.      Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)

4.      Provime pasuniversitare mikroteza etj

5.      Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)

6.      Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

7.      Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

8.      Dëshmi penaliteti/ vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore

9.      Raport mjeko-ligjor

10.  Vërtetim  lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/njoftime