Formati i punimit të diplomës për programet e ciklit të parë dhe të dytë të studimit

Më poshtë gjeni të plotë formatin që duhet të përdorin të gjithë studentët e Fakultetit Ekonomik të cilët kanë zgjedhur të përmbyllin studimet e tyre me një punim diplome, në secilin nga programet e studimit që ndjekin, me komentet përkatëse dhe orientuese. 

 

Formati-Punimi Diplome MSC

Formati-Punimi Diplome MP

Formati-Punimi Diplome Bachelor

Programet e studimit Master

1- Master Profesional ne Administrim - Biznes

Programi Master Profesional ne Administrim Biznes ofron mundesi per studentet e programit te studimit Bachelor ne Administrim Biznesit te marrin njohuri me te thelluara per te menaxhuar me sukses bizneset e sektorit privat.

Read more...

Programet e studimit Bachelor

1- Administrim - Biznes

Shoqëria e sotme, komuniteti ynë, kërkon një nivel të ri të stafit drejtues me një përgatitje sa më të lartë, të cilët do të jenë të aftë të kryejnë detyrat e tyre ne përputhje me kërkesat bashkëkohore. Programi Bachelor ne Administrim Biznes ka një rol të rëndësishëm në përgatitjen e kuadrove të lartë të këtij  profili.  Në përfundim të këtyre studimeve studentët do të jenë të përgatitur dhe të aftë që të kryejnë detyra dhe të mbajnë pozicione të nivelit menaxherial në departamente  të ndryshme të korporatave, kompanive, organizatave të ndryshme apo institucioneve qeveritare. Nga ana tjetër, programi synon që të pasurojë njohuritë dhe aftësitë për të diplomuarit që do të pozicionohen në nivele të tjera drejtuese të organizatave, me një orientim të qartë nga tregu. Duke qene se ne boten e sotme novacioni është bere element dominues ne kontekstin e zhvillimeve ekonomiko-sociale dozohen sfida te reja ndaj bizneseve dhe menaxhimit te tyre. Këto sfida nuk mund te përballohen me zgjidhjet e se shkuarës edhe pse ato mund te kenë qene te suksesshme. E tashmja dhe veçanërisht e ardhmja kërkon perspektiva te reja, zgjidhje te reja dhe menaxhere e udhëheqës me koncepte te reja.

Read more...