Zhvillohet konferenca e 5-të ndërkombëtare shkencore në FE

Fakulteti Ekonomik, më datë 17 Dhjetor 2016, organizoi Konferencën e 5-të Ndërkombëtare Shkencore, me titull: “From Challenges to Opportunities: Development of Transition Countries in the Globalization Era”.
Dekani i FE, Prof. Asoc. Dr. Imelda Sejdini çeli punimet e kësaj konference, duke falenderuar në radhë të pare komitetin organizativ për angazhimin serioz dhe profesional në organizimin e punimeve të kësaj konference.
Në fjalën e saj Prof. Asoc. Dr. Imelda Sejdini theksoi se stafi i fakultetit ekonomik të UE-së ka realizuar me sukses 4 konferenca të tjera ndërkombëtare, me punime shkencore dhe diskutime tepër të rëndësishme. Gjatë kësaj periudhe, është intensifikuar bashkëpunimi ndërmjet kërkuesëve shqiptarë dhe të huaj, është thelluar trajtimi i problematikave koherente në të gjitha fushat e studimit dhe kërkimit shkencor dhe rezultatet e punimeve të paraqitura në këto konferenca, kanë shërbyer për të përmirësuar kurrikulat universitare të FE. Një aspekt tepër pozitiv ishte rritja e përvitshme e interesit për pjesëmarrje nga kërkues të vendeve të ndryshme, nga trojet e më gjerë. Punimet e përzgjedhura për t’u prezantuar në këtë konferencë i janë nënshtruar një proçesi të hollësishëm vlerësimi, duke shmangur plagjaturat dhe duke vlerësuar për prezantim punimet origjinale dhe me interes të vaçantë, në funksion të tematikës së kësaj konference. Iniciativat dhe aktivitete të tilla ndërkombëtare si kjo konferencë, përbëjnë mjete potencialë efikase për avancimin cilësor në kërkimin shkencor. Këto do të na shërbejnë për adresimin me sukses të sfidave ekonomike dhe konkretizimin e integrimit të plotë në ekonominë botërore, në epokën e globalizimit.
Rektori i Universitetit Prof. Dr. Skender Topi, në fjalën e tij të mirëseardhjes, përshëndeti punimet e kësaj konference, duke theksuar rendësinë e këtyre aktiviteteve si shkëmbim eksperiencash dhe ballafaqim mendimesh në funksion të rritjes së cilësisë, për organizimin e të cilave Fakulteti Ekonomik është pararojë.
Të pranishëm në auditor për të përshëndetur punimet e kësaj konference ishin dhe autoritet lokale: Prefekti i Qarkut Elbasan,Z.Arben Kamami, Kryetari i Keshillit te Qarkut, Z.Bukurosh Stafa, N/ Kryetari i Bashkise Elbasan, Z. Klevis Xhoxhi, të cilët nuk i kanë munguar asnjëherë auditorit të FE-së, për të shprehur bashkëpunimin midis institucioneve tona. Njëkohësisht në shprehje të bashkëpunimit me universietet e tjera dhe veçanërisht me fakultetet homologe, të cilat i ka shërbyer më së miri zhvillimit akademik dhe shkencor të këtij fakulteti, punimet e kësaj konference i përshëndeti Prof.Dr. Ilia Kristo. Të pranishëm në këtë konference ishin dhe mjaft profesorë dhe kërkues vendas dhe të huaj, ndër të cilët përmendim Prof,Dr. Francesco D’Ovidio nga Univeristeti i Barit, Itali, Prof.Dr.Milan Terek nga Univeriteti Ekonomik i Bratislaves në Sllovaki, etj.

Projekte studimore të stafit të departamentit të së drejtës gjatë vitit 2015, në fushën e të drejtës së transportit

Transporti publik: modele juridiko-ekonomike drejt partneritetit publik-privat (PPP)

Dhjetor 2015

Në këtë projekt synimi ynë është paraqitja e një sektori delikat, siç është ai i transportit publik urban, përsa i përket ndarjes së kompetencave midis pushtetit vendor dhe atij qendror. Parimi i decenteralizimit në kuadrin e trasportit publik urban përballet në rrafshin e lirive, me të drejtat e qytetarëve për të lëvizur si dhe me rolin e pushtetit qendror apo vendor në garantimin e tyre. 

Kjo,në  këndvështrimin e konfliktit ekzistues ndërmjet nevojës për decentralizim që ngushton portofolin e trasportit publik urban, duke e limituar me fondet në dispozicion të bashkisë dhe tendencën e re europiane të vlerësimit të sëdrejtës për mobilitetin (përfshirë edhe transportin publik urban) si një e drejtë tendencialisht objektive dhe jo vetëm si interes legjitim. E drejta për të levizur, sipas Kartës së Nicës,është kuptuar sipas një përqasje më të gjerë sesa e drejta për lëvizje të lirë e qytetarëve.

Koordinator: Arber Gjeta, Shpetim Çerri, Artan Spahiu, Robert  Gajda. 

Komiteti Shkencor: Stefano Zunarelli, Alessandra Romagnoli, Rhidian Thomas, Massimiliano Musi, Michele Comenale Pinto, MisoMudric

SIMPOZIUMI  NDËRKOMBËTAR, ME TEMË: “TRANSPORT LAË DE LEGE FERENDA 2015” (VIJIMI I CIKLIT TË SIMPOZIUMEVE SHKENCORE TË LEUVEN, BELGJIKË 2013 DHE ZAGREB, KROACI 2014)

Nentor 2015

Si qellim kryesor ky simpozium ka nxitjen e debatit në rang kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar në lidhje me sfidat që sjell proçesi i integrimit europian dhe realizimi i njërit prej objektivave primarë të këtij proçesi: Rregullimi i Transportit si nje e drejtë  thelbësisht ndërkombëtare.

Publikimi i kontributeve të debatuara në konferencë dhe përhapja e ideve të prezantuara në punime  dhe gjatë paneleve

Qëllimi i projektit është të rrisë dhe zgjerojë debatin midis anëtarëve të komunitetit shkencor dhe të ofrojë modele për tu ndjekur ne permiresimin e legjislacionit ne fushen e transportit. Kjo do vije ne menyre direkte nga pergatitja e librit te konferences si dhe nga pjesemarrja e tyre direkt ne panelet e diskutimit. Gjithashtu, nje rol te rendesishem do luaje jehona qe do kete ne media kjo konference me te ftuar profesoret me te njohur nderkombetare ne fushen e transporteve (publike dhe private).

Koordinator: Arbër Gjeta, Artan Spahiu, Robert Gajda, Anduena Gjevori

Komiteti Shkencor: Stefano Zunarelli, Alessandra Romagnoli, Alessio Claroni,Elena Orrù, Michele Comenale Pinto. 

Poster konferenca Bolonje

Poster konferenca Elbasan

 

5th International Conference - 17 December 2016

The Faculty of Economy, “Aleksandër Xhuvani” University is pleased to invite you in the 5th International Conference “From Challenges to Opportunities: Development of Transition Countries in the Globalization Era”. The conference will be held on 17th of December 2016 in Elbasan, Albania, Faculty of Economy. The main objective of this conference is to bring together researchers, academics, professionals, and graduated students from all over the world, and to provide a forum of ideas exchange in different fields focused to the globalization process.

TOPICS OF INTEREST The 5th International Conference ““From Challenges to Opportunities: Development of Transition Countries in the Globalization Era” covers a wide variety of topics. Your submitted proposal should be correspondent to the areas below:

 Economics

 Finance

 Accounting

 Management

 Business

 Marketing

 Tourism

 Law

 Sociology

 Education

 Technology

 Engineering

 Language and Literature

 History and Geography

Call for Papers

Paper Guidelines

Fee invoice

Projekti Erasmus+ me Universitetin e Iasit, Rumani - Thirrja e 3-te per aplikime!

We are pleased to announce that the 3rd Call of applications for a scholarship within the Erasmus+ project for students and staff is now open: https://erasmusplus.uaic.ro/ (between 5 May– 17 June 2016).

Projekti Erasmus+ me Universitetin e Iasit, Rumani

Dear colleagues,

We are pleased to announce that the 2nd Call of applications for a scholarship within the Erasmus+ project for students and staff is now open: https://erasmusplus.uaic.ro/ (between 25 January – 11 March 2016). Good luck with your application!

Zhvillohet Konferenca e 4-t Nderkombetare Shkencore

“Integrimi i ekonomisë rajonale në tregjet ndërkombëtare” ishte tema e konferencës së katërt ndërkombëtare në Fakultetin Ekonomik të Elbasanit. Këtë

Read more...