Erasmus+ mundeson mesimdhenien per pedagogun e Edukimit Fizik te UE, ne Rome, Itali

Nga data 8 Maj deri ne 12 Maj 2017, Arjan Hyka Lektor nga Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve-Fakulteti i Shkencave te Edukimit,  zhvilloi seanca mesimore me studente italiane ne Universitetin e Foro Italico, Rome,  Itali, ne kuader te projekteve Erasmus +.

 

Studentet e Universitetit te Elbasanit ne Rumani, vazhdojne studimet ne kuader te programeve Erasmus+

Studentet e Universitetit te Elbasanit, prane Fakultetit te Shkencave te Edukimit , Nevila Ceka-Psikologji, Rovena Cerka-Filozofi dhe Sociologji, Valeria Cerriku-Master Shkencor ne Pedagogji, ne kuader te programeve Erasmus+ , po ndjekin nje pjese te studimeve ne Universitetin Andrea Saguna, Kostanca Rumani. Rektori dhe Zv. Rektori i Universitetit, jane shprehur, se jane mjaft te kenaqur me studentet e universitetit tone, si ne pergatitjen  e tyre akademike,  ashtu edhe ne nderveprimin me studentet e tjere lokale dhe nderkombetare. Sipas tyre jo vetem studentet shqiptare kane perfituar nga kjo eksperience, por edhe studentet rumune jane me te motivuar kur shikojne deshiren dhe perpjekjen e tyre, per te kapercyer edhe sfida ne disa leksione te ofrura vetem ne gjuhen rumune.

Hapet thirrja per aplikime per bursa per studente dhe staf akademik dhe administrativ ne Universitetin e Iasit ne Rumani

Ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikime për studentë dhe staf akademik dhe administrativ me Universitetin e Iasit në Rumani. Për më shumë informacion mbi bursat dhe numrin e mobiliteteve klikoni në linkun e mëposhtëm. Afati i fundit për aplikim është data 27 Mars 2017. Ju urojmë suksese në aplikim!

https://erasmusplus.uaic.ro/ 

Universiteti i Elbasanit bëhet anëtar i shoqatës Uniadrion

Ne daten 7 Prill 2017 ne Patra Greqi Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u pranua si anetar i Shoqates Uniadrion e cila eshte nje Shoqate e perbere nga disa Universitete Italiane, Kroate, Sllovene, Boshnjake, Malazeze, dhe Greke.Objektivi i Uniadrion eshte rritja e bashkepunimit ndermjet ketyre universiteteve dhe qendrave kerkimore me qellim rritjen e bashkepunimit nderinstitucional dhe favorizimin e  zhvillimit te kultures, shkences, trajnimit  ne vendet qe lagen nga deti Adriatik dhe Jon. Anetaresimi ne Shoqaten Uniadrion ndihmon ne rritjen e aksesit ne mobilizim fondesh, dhenien e asistences teknike, planifikimin e projekteve, promovimin e levizjes se studenteve, kerkuesve dhe stafit ne rajonin e Adriatikut dhe Jonit.

Hapet thirrja e fundit per aplikime per bursa ne Universitetin e Iasit ne Rumani

Ju njoftojme se eshte hapur thirrja e fundit per bursa studimi per studente dhe pedagoge ne Universitetin e Iasit, Rumani. Afati i fundit per aplikimin online eshte data 20 Janar 2017. Mobilitetet fillojne me date 20 Shkurt deri me 18 Qershor 2017. Te drejten per te aplikuar e kane te gjithe studentet dhe pedagoget e UE-se. Aplikimi behet duke klikuar ne linkun e meposhtem: https://erasmusplus.uaic.ro/application-form.

Ju urojme nje Vit te Ri 2017 sa me te mbare dhe suksese ne aplikim!