Datat e provimeve (sezoni i verës) 2017

Bachelor ne Infermieri

Bachelor ne Infermieri Mami

Bachelor ne Fizioterapi 

Bachelor ne Imazheri 

Bachelor ne Logopedi

Bachelor ne Teknik Laboratori 

 

Shpallje konkursi për laborant me kohë të plotë viti akademik 2016-2017

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani”, për nevojat e tij  për personel ndihmës akademik me karakter mësimor për vitin akademik 2016-2017, shpall konkurs për 1 (një) personel specialist (laborant) me kohë të plotë.   

Kriteret për konkurrim janë:

1.Të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit në farmaci. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet te jenë të njohura nga MAS

2.Të këtë përfunduar studimet Bachelor dhe Master (ekuivalente me të) në profilin farmaci  me notë mesatare mbi 8.5

3.Të ketë kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse 

4.Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja).

5.Të jetë njohës dhe përdorues i mirë i programeve bazë kompjuterike, vërtetuar me dëshmi

6.Të ketë aftësi të mira komunikuese, menaxhuese dhe përvojë në fushën e kërkimit dhe projekteve.

7.Të ketë përvojë pune në sektorin farmaceutik. 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë  17.04.2017 - 27.04.2017  këto dokumente:

1.Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit të aplikimit)

2.Letër interesi

3.C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi

4.Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)

5.Provime pasuniversitare, etj

6.Botimet, vërtetime pjesëmarrje në projekte

7.Kualifikime brenda dhe jashtë vendit

8.Referenca nga punëdhënës të mëparshëm

9.Dëshmia e gjuhëve të huaja/kompjuter etj që zotëron.

10.Dëshmi penaliteti/ vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore

11.Raport mjeko-ligjor

Kandidatët do t'i nënshtrohen intervistës me gojë në Dekanat

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/ fakulteti i shkencave mjekesore teknike.

 

Shpallje konkursi për staf akademik me kohë të plotë në Departamentin e Lëndëve Paraklinike dhe Klinike

Departamenti i Lëndëve Paraklinike dhe Klinike Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, i Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani” për nevojat e tij shpall konkurs për staf akademik me kohë të plotë për vitin akademik 2016-2017.

Kriteret e përgjithshme për  konkurim janë:

1.Kandidati t’i përkasë kategorisë “lektor” në Mjekësi Klinike të mbaruar në Shqipëri apo jashtë saj. Doktoratura e mbrojtur jashtë vendit të jetë e njohur nga MAS

2.Të ketë studime në fushën e Sëmundjeve Inflamatore të aparatit tretës

3.Të jetë pjesëmarrës në projekte kërkimore

4.Të ketë përvojë mësimdhënie universitare

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  të Rektoratit të

Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 01.03.2017  këto dokumente:

1.Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).

2.C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.

3.Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).

4.Provime, mikroteza etj.

5.Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).

6.Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

7.Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

8.Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.

9.Raport mjeko-ligjor.

10.Vërtetim  lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën

www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave mjekesore teknike/njoftime

 

Shpallje konkursi për staf akademik me kohë të plotë në Departamentin e Lëndëve Paraklinike dhe Klinike, "asistent lektor"

Departamenti i Lëndëve Paraklinike dhe Klinike Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, i Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani” për nevojat e tij shpall konkurs për staf akademik me kohë të plotë për vitin akademik 2016-2017.

Kriteret e përgjithshme për  konkurim janë:

1.Kandidati t’i përkasë kategorisë “asistent lektor”. Të ketë mbaruar studimet e larta në fushën e Shkencave Mjekësore në Shqipëri apo jashtë saj. Diploma e fituar jashtë vendit duhet të jetë e njohur nga MAS.

2.Të ketë përfunduar studimet Master i Shkencave ose ekuivalente me të si dhe Bachelor në Menaxhim Intermieror/Infermier i Përgjithshëm,  me notë mesatare mbi 8.5.

3.Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.

4.Të ketë pjesëmarrje në konferenca, botime në revista shkencore dhe studime në fushën e shkencave mjekësore.

5.Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda ose jashtë vendit në fushën e shkencave mjekësore

6.Të ketë përvojë akademike 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 01.03.2017  këto dokumente:

1.Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).

2.C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.

3.Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).

4.Provime, mikroteza etj.

5.Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).

6.Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

7.Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

8.Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.

9.Raport mjeko-ligjor.

10.Vërtetim  lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën

www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave mjekesore teknike/njoftime

 

Konferenca e IV Infermierore Kombëtare në Specialitete

Në datën 16.12.2016 Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Departamenti i Infermieristikës Organizon Konferencën e IV Infermierore Kombëtare në Specilitete me temë kontributi i Infermiereve në përmirësimin e shendetit të individit, familjes dhe shoqërisë. Vendi i zhvillimit të Konferencës Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike. Konferenca është në proces akreditimi për 6 kredite ne QKEV. Regjistrimet për pjesmarrje aktive me punime shkencore kane filluar dhe afati për dorëzimin e abstrakteve  është 14.11.2016 ne adresen Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. , This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. dhe regjistrimet për pjesmarrjen pasive fillojnë në  datën 16.11.2016 pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike. Pagesa për pjesëmarje është 1.500 lekë.