UNIVERSITETI
I ELBASANIT,
NGA TRADITA
DREJT SUKSESIT!
ZGJIDH NJË NGA
97 PROGRAMET TONA
TË STUDIMIT.
EJA NË UE!
Në Universitetin
e Elbasanit,
suksesi është i
garantuar!
Eja në UE!
previous arrow
next arrow
Slider
UNIVERSITETI
I ELBASANIT,
NGA TRADITA
DREJT SUKSESIT!
ZGJIDH NJË NGA
97 PROGRAMET TONA
TË STUDIMIT.
EJA NË UE!
Në Universitetin
e Elbasanit,
suksesi është i
garantuar!
Eja në UE!
previous arrow
next arrow
Slider

Senati i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, gjatë një ceremonie solemne i ka dorëzuar titullin Doktor “Honoris Causa” doktorit të shkencave Ylli Çabiri. Duke hapur ceremoninë e rastit ku e pranishme ishte edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Zonja Lindita Nikolla si dhe deputetë e autoritete të larta vendore të Elbasanit, Rektori Prof.Dr.Liman Varoshi ka theksuar se: “ Ndaj zotit Çabiri qyteti i Elbasanit ka detyrime të mëdha. Detyrime njohëse dhe vlerësuese si intelektual, por njëherësh edhe si veprimtar aktiv në funksion të zhvillimeve emancipuese në rrafshin lokal, kombëtar dhe pse jo edhe në atë rajonal e ndërkombëtar. Kur them detyrime njohëse dhe vlerësuese, natyrisht mbi të gjitha e kam për dimensionin intelektual të zotit Çabiri, i cili konfirmohet dukshëm nga veprimtaria e tij intektuale e cila zë filll që nga viti 1981-1982 e deri në vitet 90, kur ai ka arritur të botojë ne revistat a buletinet shkencore të kohës të studimeve metarlurgjike një sërë artikujsh që kishin të bënin me profesionin e tij si inxhinier. Por veprimtaria intelektuale e zotit Çabiri nuk kufizohet vetëm në ato vite. Ajo është e shumëanshme ndaj botime të tij ne sot do ti gjejmë në Londër, do ti gjejmë në Paris, do ti gjejmë në Bruksel, në Torino, në Uashington e Nju Jork e deri në Montevideon e largët. Ajo që e plotëson figurën e zotit Çabiri gjatë kësaj kohe është protagonizmi i tij i drejpërdrejtë në shumë veprimtari e projekte zhvillimi që kanë në fokus jo vetëm zhvillimin e Elbasanit por mbarë Shqipërisë, sidomos përsa i përket aspekteve të integrimit të vendit në Bashkimin Europian”

Pas fjalës së Rektorit Liman Varoshi dy anëtarët e senatit Prof.Dr.Jani Dode dhe Prof.Dr. Peçi Naqellari kanë lexuar përpara të pranishmëve reçencat e rastit mbi veprimtarinë konkrete të Doktor Ylli Çabirit, mbi të cilën u bazua edhe vlerësimi për marrjen e titullit Doktor “Honoris Causa”.

Ceremoninë e përshëndeti edhe kreu i bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini i cili vlerësoi modestinë si dimensionin më të qënësishëm në gjithë jetën dhe veprimtarinë e Ylli Çabirit.

Në fjalën e saj përshendetëse, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, mes te tjerash tha se “ky titull është një vlerë e shtuar për Universitetin e Elbasanit. Nuk është vetëm mendimi im që tek Dr. Çabiri ndërthuren shumë komponentë, shkencorë, profesionalë, intelektualë po aq edhe njerëzore që rrallëherë i sheh tek një personalitet i vetëm, por me një begati dhe pasuri të madhe. Këtë ceremoni e bën të vecantë edhe kontributi i Dr. Çabirit jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufirit dhe ndërkohë një personazh që mbetet për të folur me vepra dhe një vlerë e tillë është nder që është pjesë e senatit të këtij Universiteti”.

Me emocion është përcjellë edhe përshëndetja e Prof.Dr.Spiro Qirko, i cili solli përpara të pranishmëve kujtimet e mbrojtjes së Doktoratës në Francë të Ylli Çabirit. Këtë ceremoni e përshëndeti gjithashtu edhe anëtari i Senatit Akademik të UE Luçiano Boçi, I cili ka përcjellë vlerësimet për personalitetin dhe kontributin e Ylli Çabirit si një ndër intelektualët elbasanas më të shquar ndër vite.

Pasi ka falenderuar të gjithë të pranishëmit për pjesmarrjen në ceremoni, Doktor Ylli Çabiri ka dashur ti drejtojë një mesazh Ministres së Arsimit dhe Sportit Zonjës Lindita Nikolla:

“Zonja Ministre! Më keni bërë një nder shumë të madh që keni ardhur sot në Universitetin e Elbasanit e ju jam shumë mirënjohës. Me shumë përulësi ju lutem që ta mbështesini këtë Universitet, jo si ndonjë universitet periferik të zakonshëm, por si një Universitet të vërtetë, si pasardhësin e Normales së vitit 1909, si Universitetin Shtetëror të Mësuesisë në Shqipëri, që rrezaton në të gjitha trevat shqiptare. Si universitetin që si anjë tjetër universitet në Shqipëri dhe jo vetëm, ka 4 deputetë në parlamentin shqiptar. Duke mbështetur këtë universitet ju mbështesni një traditë historike, që sistemi i mëparshëm u përpoq pa sukses ta tjetërsojë, mbeshtesni arsimin në Shqipëri në Kosovë e më gjerë”.

Pas këtyre fjalëve të duartrokituara gjatë nga të pranishmit, është zhvilluar edhe ceremonia zyrtare ku Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.Dr.Liman Varoshi i dorëzoi titullin Doktor “Honoris Causa” doktorit të shkencave Ylli Çabiri me motivacionin “Për kontributin në zhvillimin cilësor të arsimit në qarkun e Elbasanit në përgjithsi dhe atë Universitar në veçanti”.

Senati i UE I jep titullin “Honoris Causa” Doktorit të Shkencave Ylli Çabiri, Uniel Senati i UE I jep titullin “Honoris Causa” Doktorit të Shkencave Ylli Çabiri, Uniel Senati i UE I jep titullin “Honoris Causa” Doktorit të Shkencave Ylli Çabiri, Uniel Senati i UE I jep titullin “Honoris Causa” Doktorit të Shkencave Ylli Çabiri, Uniel Senati i UE I jep titullin “Honoris Causa” Doktorit të Shkencave Ylli Çabiri, Uniel Senati i UE I jep titullin “Honoris Causa” Doktorit të Shkencave Ylli Çabiri, Uniel Senati i UE I jep titullin “Honoris Causa” Doktorit të Shkencave Ylli Çabiri, Uniel Senati i UE I jep titullin “Honoris Causa” Doktorit të Shkencave Ylli Çabiri, Uniel Senati i UE I jep titullin “Honoris Causa” Doktorit të Shkencave Ylli Çabiri, Uniel
Njoftime
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, LLL Centre ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, LLL Centre ,UnielLLL Centre

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njësia e Sigurimit Të Brendshëm Të Cilësisë ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njësia e Sigurimit Të Brendshëm Të Cilësisë ,UnielNjësia e Sigurimit Të
Brendshëm Të Cilësisë

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Këshillimi i Karrierës Dhe Alumni ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Këshillimi i Karrierës Dhe Alumni ,Uniel Këshillimi i Karrierës
Dhe Alumni

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume