Datat e Provimeve te Sezonit te Veres 2016-2017

Datat e Provimeve - FSHN

Pyetësor për Studentet e FSHN

10.04.2017 -- Ministria e Arsimit dhe Sportit me mbështetjen e UNDP Albania ka ndërmarrë një proces konsultimi me grupet e interesit me qëllim vlerësimin e rezultateve/problematikave të hasura gjatë zbatimit të ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor. Në kuadër të këtij procesi është hartuar një pyetësor i cili ka për qëllim të vjelë opinionin e studentëve që kryejnë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë me qëllim identifikimin e problematikave dhe pritshmërive të tyre në kuadër të përmirësimit të zbatimit të ligjit në fjalë.

Për të plotësuar pyetësorin në fjalë mjafton të klikohet linku: https://www.surveymonkey.com/r/8lhnrzt të plotësohet pyetësori dhe në fund të klikohet kutia “Done”.

Pyetësori do të jetë i vlefshëm për tu plotësuar deri në DT. 24 PRILL 2017.

Shpallje konkursi për staf të jashtëm në Departamentin e Informatikës, për semestrin e dytë 2017

Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të  Elbasanit “A. Xhuvani”, për nevojat e tij në Departamentin  Informatikë për vitin akademik 2016-2017, shpall konkurs për personelakademik me kohë të pjesshme.

Kriteret për konkurim janë:

1.Të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca informatike ose ne deget e peraferta me te. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.

2.Të jetë diplomuar në informatikë ose ne deget e perraferta me notë mesatare mbi 8.5.

3.Të këtë përfunduar studimet Master i Shkencave (ekuivalente me të) në profilin Informatikë, me notë mesatare mbi 8.5.

4.Te këtë përvojë dhe i angazhuar aktualisht në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

5.Të jetë i angazhuar në kualifikimin pasuniversitar (grada, titulli është përparësi).

6.Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.

7.Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.

8.Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 22.02.2017  këto dokumente:

1.  Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).

2.  C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.

3.  Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).

4. Provime, mikroteza etj.

5. Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).

6. Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

1.Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

2.Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.

3.Raport mjeko-ligjor.

4.Vërtetim  lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.

Përveç konkurimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament. Aplikantet qe kane dosje prane departamentit dhe burimeve njerezore, do te bejne vetem rifreskimin e saj, duke dorezuar kualifikime te reja qe mund te kene kryer

 

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresë  www.uniel.edu.al/njoftime

Veprimtarite - Ditet e Hapura 2017

Informacion mbi ditet e hapura 2017

Formulare per aplikim per pedagoge me kohe te pjeseshme

Formular aplikimi

Deklarate

Vetedeklarim i gjendjes gjyqesore