UNIVERSITETI
I ELBASANIT,
NGA TRADITA
DREJT SUKSESIT!
ZGJIDH NJË NGA
97 PROGRAMET TONA
TË STUDIMIT.
EJA NË UE!
Në Universitetin
e Elbasanit,
suksesi është i
garantuar!
Eja në UE!
previous arrow
next arrow
Slider
UNIVERSITETI
I ELBASANIT,
NGA TRADITA
DREJT SUKSESIT!
ZGJIDH NJË NGA
97 PROGRAMET TONA
TË STUDIMIT.
EJA NË UE!
Në Universitetin
e Elbasanit,
suksesi është i
garantuar!
Eja në UE!
previous arrow
next arrow
Slider

Universiteti i Elbasanit në bashkëpunim me Qendrën e studimeve albanologjike dhe bashkinë e qytetit kanë organizuar konferencën shkencore ndërkombëtare “Lef Nosi figurë e shquar e historisë dhe kulturës shqiptare” , konferencë e cila zhvillohej nën përkujdesjen e veçantë të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj.

Të pranishëm në këtë konferencë përveç studiuesve më në zë të fushës në rang kombëtar e rajonal kanë qenë edhe nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ardian Turku e Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj.

Ky i fundit duke folur ne seancën plenare te kësaj konference vlerësoi figurën e Lef Nosit sidomos si politikan. Tafaj siguroi se Ministria e Arsimit do të mbështesë veprimtaritë kërkimore dhe shkencore e veçanërisht të shkencave albanologjike, duke përgëzuar Universitetin e Elbasanit për punën që po bën në këtë drejtim, punë e cila vihet në dukje edhe me zhvillimin e kësaj konference.

Konferenca i ka zhvilluar punimet e saj e ndarë në tre sesione në bazë të fushave të ndryshme të kontributit të Lef Nosit dhe përkatësisht: Veprimtari politike-atdhetare, Histori dhe arkivistikë , Gjuhësi, letërsi, etnologji.

Fjala e hapjes e Rektorit të Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Liman Varoshi.

Ju falënderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen tuaj në konferencën shkencore ndërkombëtare “Lef Nosi - figurë qendrore e historisë dhe e kulturës shqiptare”, që Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” e organizon me bashkëpunimin e Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe të bashkisë së qytetit, në nderim të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.

Kjo konferencë është organizuar nën kujdesin e lartë të Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe ne i shprehim mirënjohjen për investimin e emrit të tij në këtë iniciativë që po realizojmë.

Konferenca do të zhvillohet me pjesëmarrjen e studiuesve të mirënjohur nga dy institucionet tona, si dhe nga Universiteti i Tiranës, Universiteti i Shkodrës. Universiteti i Gjirokastrës, Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe rrjete të tjera universitare. Marrin pjesë gjithashtu studiues nga disa vende të Ballkanit e të Europës: nga Bullgaria, nga Turqia, nga Franca, nga Britania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne i falënderojmë ata në mënyrë të veçantë.

Kjo konferencë është veprimtaria më e madhe vjetore shkencore që organizon universiteti ynë. Prej vitesh kemi punuar për të përgatitur një konferencë të denjë shkencore për një figurë të tillë si ajo e Lef Nosit: veprimtar protagonist në tri periudha të historisë së Shqipërisë: gjatë Rilindjes, gjatë mbëkëmbjes së shtetit shqiptar dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por Lef Nosi nuk pati vetëm veprimtari politike-atdhetare. Ai është themeluesi i arkivave kombëtare shqiptare, koleksionisti më i madh në historinë e tyre, veprimtar poliedrik dhe enciklopedist në disa fusha: në histori, etnologji, gjuhësi, diplomatikë, religjion, numizmatikë, filateli, publicistikë. Ai krijoi thesarin më të madh dokumentar të Shqipërisë, duke treguar të njëjtën vëmendje për kodikët kishtarë e për sixhilatet e administratës osmane, për dëshmitë e shkruara dhe për ato që duhej të mblidheshin prej kujtesës gojore. Lef Nosi është i pranishëm në të gjitha nyjat e rëndësishme të historisë së Shqipërisë gjatë një gjysmë shekulli. Historiografia shqiptare e përgjithësisht shkencat kombëtare kanë detyrime ndaj kësaj figure dhe ne do të përpiqemi, përmes rreth 50 kumtesave, që do të paraqiten në tre seksione, të promovojmë trashëgiminë që kemi prej tij, një trashëgimi e cila ka jetuar një regjim karantine prej fundit të luftës antifashiste deri më sot. Kështu ne mendojmë se i përgjigjemi dhe përgjegjësisë që na takon si institucion shkencor për të nderuar 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.

Konferenca do të jetë multidisiplinare, ashtu si vetë personaliteti i Lef Nosit. Ajo do të trajtojë çështje thelbësore të historisë së Shqipërisë shtetërore që lidhen me të dhe me veprimtarë të tjerë. Prandaj ajo është një konferencë kombëtare e ndërkombëtare, në të cilën janë angazhuar dhe një brez i ri kërkuesish të papërtuar, që kanë arritur të shkundin pluhurin e një koleksioni dokumentesh prej 13 mijë fletësh, ku fshihen e do të zbulohen të vërteta të mëdha politike e kulturore.

Mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’ju falënderoj sërish për nderimin që i keni bërë kësaj veprimtarie me praninë tuaj dhe njëherësh t’u uroj gjithë referuesve e drejtuesve të seksioneve sukses të plotë.

Konkluzionet e konferencës të përmbledhura nga Prof.Dr.Liman Varoshi

Të dashur kolegë, të nderuar pjesëmarrës,

Para së gjithash ju falënderoj përzemërsisht për kontributet tuaja të çmuara në konferencën që sapo u mbyll kushtuar figurës enciklopedike të Lef Nosit si protagonist parësor i qindvjetëshit të shqiptarëve. Ky është dhe nderimi ynë institucional për 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo konferencë ndëruniversitare e ndërkombëtare, e cila u zhvillua me tre seksione paralele, bashkoi studiues të kualifikuar, të cilët bënë ekspertiza shkencore të vërteta për këtë personalitet, i cili nuk la fushë pa e prekur. U lexuan 51 kumtesa, të cilat iu referuan trashëgimive të papërsëritshme të Lef Nosit: në historiografi, në etnologji, në gjuhësi, në folkloristikë, në publicistikë, në përkthim, në filateli, në arkeologji, në historinë e besimeve dhe të qytetërimeve.

Eshtë hera e parë që trashëgimia e Lef Nosit vështrohet në mënyrë të tillë, paradigmatike, duke mos lënë thuajse asnjë anë të saj pa hedhur dritë. Kumtuesit paraqitën burime që, në pjesën më të madhe të tyre, kanë qenë jashtë bibliografive dhe bibliotekave shqiptare.

Sot mund të thuhet se bashkësia e shkencëtarëve shqiptarë ka një përfytyrim të saktë se çfarë përfaqëson thesari që krijoi Lef Nosi, një thesar që vetëm sa është hapur dhe pret studime të tjera më të thelluara. Jashtë çdo dyshimi, ai është burimologu më i madh i historisë së Shqipërisë. Njëherësh u bë e njohur nga studiuesit se trashëgimia e Lef Nosit gjendet jo vetëm në arkiva dhe institucione shqiptare, por dhe në vende të tjera në botë, duke përfshirë institucione të kujtesës të vendeve fqinje dhe në vende europiane.

Tani që mund të thuhet se kjo trashëgimi është shpallur, ka dalë nga gjendja e rezervatit, shpërfaqen përgjegjësi të reja për studiuesit, të cilat me siguri do të kryhen hap pas hapi, por gjithsesi pa vonesë, sepse mjaft kohë kemi humbur. Le ta nisim nga gjërat më të thjeshta:

Mungon një inventar apo një katalog i trashëgimisë së Lef Nosit së paku në nivel kombëtar, që më vonë do të mund të plotësohej me të dhëna nga arkivat jashtë vendit. Së dyti, mungon një historik i fondkrijuesit Lef Nosi, për shkak të anonimizimit të emrit të tij për dekada të tëra. Së treti fare pak dritë është hedhur mbi kompetencat e Lef Nosit si studiues në fusha të ndryshme të filologjisë, duke mbetur kryesisht tek roli i tij si mbledhës. Sa i takon Lef Nosit dijetar e studiues, ky mbetet një objektiv tjetër i madh për ne dhe për gjithë studiuesit e albanologjisë. Së katërti, shkencës i takon të marrë përgjegjësi dhe të japë shpjegime të certifikuara edhe për ato që janë quajtur dritë-hije të Lef Nosit në veprimtarinë politike dhe atdhetare. E kam fjalën kryesisht për rolin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Historiografia tradicionale e ka dejonizuar emrin e Lef Nosit, duke e dënuar edhe intelektualisht pas dënimit politik që pësoi. Eshtë një gjë shumë e rëndësishme që institucionet kërkimore po pasurohen këto vite me arkiva të tëra dhe jo me fashikuj e dosje dokumentesh. Kjo do të mundësojë objektivizimin e historisë sonë.

Në përfundim dua të shpreh një falënderim të veçantë për Qendrën e Studimeve Albanologjike, partnerin tonë parësor konstant; për prof. Metën që e përfaqëson këtu këtë institucion, për të gjitha institucionet bashkëpunuese; për bordin përgatitor të kësaj konference, i cili ka punuar me vendosmëri e ngulmim prej dy vjetësh; si dhe për drejtuesit kompetentë të seancave të punës. Ju siguroj se vitin e ardhshëm sërish do të mblidhemi për çështje shkencore të së njëjtës rëndësi. Faleminderit dhe një herë të gjithëve.

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore ndërkombëtare “Lef Nosi figurë e shquar e historisë dhe kulturës shqiptare” ,Uniel Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore ndërkombëtare “Lef Nosi figurë e shquar e historisë dhe kulturës shqiptare” ,Uniel Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore ndërkombëtare “Lef Nosi figurë e shquar e historisë dhe kulturës shqiptare” ,Uniel Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore ndërkombëtare “Lef Nosi figurë e shquar e historisë dhe kulturës shqiptare” ,Uniel Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore ndërkombëtare “Lef Nosi figurë e shquar e historisë dhe kulturës shqiptare” ,Uniel Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore ndërkombëtare “Lef Nosi figurë e shquar e historisë dhe kulturës shqiptare” ,Uniel Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore ndërkombëtare “Lef Nosi figurë e shquar e historisë dhe kulturës shqiptare” ,Uniel Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore ndërkombëtare “Lef Nosi figurë e shquar e historisë dhe kulturës shqiptare” ,Uniel Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore ndërkombëtare “Lef Nosi figurë e shquar e historisë dhe kulturës shqiptare” ,Uniel Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore ndërkombëtare “Lef Nosi figurë e shquar e historisë dhe kulturës shqiptare” ,Uniel Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore ndërkombëtare “Lef Nosi figurë e shquar e historisë dhe kulturës shqiptare” ,Uniel Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit konferenca shkencore ndërkombëtare “Lef Nosi figurë e shquar e historisë dhe kulturës shqiptare” ,Uniel
Njoftime
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, LLL Centre ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, LLL Centre ,UnielLLL Centre

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njësia e Sigurimit Të Brendshëm Të Cilësisë ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njësia e Sigurimit Të Brendshëm Të Cilësisë ,UnielNjësia e Sigurimit Të
Brendshëm Të Cilësisë

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Këshillimi i Karrierës Dhe Alumni ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Këshillimi i Karrierës Dhe Alumni ,Uniel Këshillimi i Karrierës
Dhe Alumni

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume