Ceremonia e Diplomimit në FSHN

21.04.2017--Fakulteti i Shkencave te Natyres (FSHN) organizoi ne daten 21 Prill ceremonine solemne te shperndarjes se diplomave per rreth 60 te diplomuar te cikleve bachelor dhe master nga te gjitha programet mesimore qe ofrohen ne kete fakultet. Ne kete ceremoni mori pjese edhe Rektori i Universitetit Prof. Dr. Skender Topi dhe Zevendes Rektori Prof. as. Dr. Peçi Naqellari si edhe stafi akademik i FSHN. Te pranishem ishin edhe profesore qe kane dhene kontribut ne vite si edhe te aferm te studenteve te diplomuar.  

Ceremonia u hap nga Dekani i Fakultetit Prof. Dr. Sotir Mali i cili theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti ne drejtim te vlerësimit te studenteve qe kane studiuar dhe janë diplomuar ne FSHN si edhe te stafit akademik qe me punën e tij nder vite ka nxjerre breza te tere te diplomuarish. Dekani midis te tjerash theksoi se FSHN synon cilesine e mësimdhënies dhe rritjen e saj vazhdimisht duke pregatitur studentet qe do te gjejnë veten me se miri ne tregun e punës.  

Me pas e mori fjalën Rektori i Universitetit duke vlerësuar te diplomuarit dhe punën e FSHN si edhe duke ofruar mbështetje te vazhdueshme nga programet e ndryshme te shkëmbimit akademik ku studentet mund te përfitojnë duke u bere pjese e tyre. Ne vazhdim Zevendes Rektori Prof. as. Dr. Peçi Naqellari po ashtu e cilësoi një sukses punën e FSHN duke vlerësuar studentet e diplomuar, vazhdimesine dhe përkushtimin e stafit akademik ne drejtim te permiresimit te cilesise.

Ceremonia u mbyll me shpërndarjen e diplomave për studentet me te mire ku një pjese e tyre u shperndane nga profesorët me kontribute nder vite Prof. Dr. Ziso Thomollari, Prof. Dr. Agron Tato dhe Prof. Dr. Jani Dode si edhe nga Pergjegjesat e Departamenteve perkatese te FSHN. 

Veprimtarite "Ditet e Hapura 2017"

Ne kuader te veprimtarive mbi "Ditet e Hapura" pedagoge nga Fakulteti i Shkencave te Natyres zhvilluan takime promovuese te degeve te ndryshme te FSHN ne disa gjimnaze ne qytetet e Librazhdit, Perrenjasit dhe Pogradecit. Ne keto takime nxenesit maturante u njohen me programet studimore si edhe me diplomat dhe mundesite qe kane te diplomuarit ne deget e FSHN. 

Organizimi i Konferences Nderkombetare "Sustainable Water Resources Management 2017"

Universiteti i Elbasanit "Aleksander Xhuvani" do te organizoje ne datat 20-22 Tetor 2017 konferencen shkencore nderkombetare me teme: Sustainable Water Resources Management. Konferenca zhvillohet me bashkepunimin e universiteve brenda dhe jashte vendit dhe ne te pritet te marrin pjese kerkues shkencore nga rajoni dhe me gjere te interesuar ne fushen e menaxhimit te burimeve ujore. Per me shume informacion klikoni ketu.

Bashkëveprimi mes fizikës dhe mjekësisë në një workshop të zhvilluar në Universitetin e Elbasanit

Është zhvilluar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit përgjatë 5 ditëve më rradhë workshop-i me temë,  “Fizika ndërkombëtare në mjekësi dhe inxhnieria biomjekësore”. Ky aktivitet u bë i mundur falë bashkëpunimit mes departamentit të fizikës pranë Universitetit të Elbasanit dhe përfaqsuesve të Cern, qendrës tashmë të njohur të kërkimeve që ndodhet në Zvicër. Profesori Yves Lemoigne, që ishte i pranishëm në këtë aktivitet ka referuar për të pranishmit shumë prej të rejave më të fundit në fushën ë kërkimit shkencor përsa i përket bashkëveprimit, mes fizikës dhe fushës së mjekësisë. 

Ndërkohë rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Skënder Topi , ka theksuar rëndësinë e takimeve të tilla, në kuadër të njohjes nga ana e stafit akademik dhe nga ana e studentëve të ideve të të reja inovative dhe shkencore në fushën e kërkimit në fushat e bashkëveprimit mes fizikës dhe mjekësisë. Ai ka theksuar se Rektorati i Universitetit të Elbasanit do të mbështesë çdo inisiative, që shkon në drejtim të rritjes së punës kërkimore- shkencore në Universitet. Edhe bashkëorganizatori i këtij workshop-i, nga Universiteti i Elbasanit Luan Kola, ka theksuar se qëllimi i këtij aktiviteti është të rrisë interesin e pedagogëve dhe studentëve në fushat e fizikës mjekësore, si një drejtim që gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen e shkencëtarëve në mbarë botën.

Workshopi ka vazhduar me prezantime dhe referime nga ana e pedagogëve dhe studentëve përgjatë 5 ditëve të zhvillimit të tij. 

Nënshkruhet Marrëveshja Bilaterale me Universitetin Teknik të Sofjes

Ne datën 10.12.2015 Senati akademik i Universitetit te Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" miratoi marrëveshjen dypaleshe të bashkëpunimit me Universitetin Teknik te Sofjes. Marrëveshja bilaterale midis universiteteve ka si qellim kryesor nxitjen e bashkëpunimit në fushën akademike dhe atë te kërkimit shkencor për një afat 5 vjeçar. Kjo marrëveshje do ti hapi rrugë lidhjeve midis fakulteteve dhe departamenteve respektivë në kuadër te zhvillimit te projekteve dypalëshe në fushat përkatëse të interesit. Ndër pikat kryesore te marrëveshjes përfshihen:

  • Organizimi i cikleve te leksioneve të përbashkëta për lëndët respektive si edhe simpoziume
  • Nxitje për zhvillimin e projekteve kërkimore te përbashkëta ne fushat e ndryshme te interesit
  • Organizimi dhe zhvillimi i konferencave shkencore ndërkombëtare
  • Bashkëpunimi për zhvillimin e kurseve te përbashkëta me programe te integruara te cilat nxisin edhe shkëmbimin e studenteve në ndjekjen e kurseve apo te përgatitjes së punëve te diplomave.
  • Pjesëmarrja në publikime në revista apo broshura me qëllim nxitjen e kërkimit shkencor dhe kualifikimin e stafit.
  • Nxitje e shkëmbimit te stafit akademik me qëllimin e kualifikimit dhe shkëmbimit te eksperiencës

Kjo marrëveshje është edhe në harmoni me qëllimin e universitetit për zgjerimin e partneritetit me universitetet me te cilët përputhen fushat e interesit. Marrëveshja është nxitur nga Departamenti i Informatikës pranë FSHN duke pasur parasysh eksperiencën e Universitetit Teknik te Sofjes ne këtë fushë. Departamenti i Informatikës synon bashkëpunimin rigoroz me UT të Sofjes në dy drejtime kryesore qe janë: shkëmbimi akademik dhe projektet kërkimore shkencore. UT i Sofjes ofron programe informatike në gjuhët angleze dhe gjermane duke qënë një mundësi e mirë për shkëmbimin e stafit akademik dhe studenteve. Departamenti i informatikës ka tashmë një eksperiencë në këtë fushë duke organizuar me sukses një konferencë ndërkombëtare me UT të Sofjes si duke u përfshirë në shkëmbimin akademik. 

Konferenca Shkencore Nderkombetare "Computer Science 2015"

Departamenti i Informatikes prane Fakultetit te Shkencave te Natyres dhe Departamenti i Sistemeve Kompjuterike prane Fakultetit te Sistemeve Kompjuterike dhe Kontrollit te Universitetit Teknik te Sofjes, organizuan ne datat 08-10 Shtator 2015 konferencen shkencore nderkombetare "Computer Science 2015". Qellimi kryesor i konferences ishte nxitja e bashkepunimit dhe kerkimit shkencor ne fushen e Informatikes ne rajon dhe me gjere. Ne kete konference u ftuan te marrin pjese kerkuesit shkencore nga stafet akademike si edhe studentet e doktorates nga vendet e rajonit dhe me gjere te cilet paten mundesi te prezantojne rezultatet e punes se tyre kerkimore. Ne sesionin plenar te konferences ishte e ftuar edhe Ministrja e Shtetit per Inovacionin dhe Administraten Publike Znj. Milena Harito e cila theksoi rendesine e bashkepunimit nderuniversitar per zhvillimin e projekteve te ndryshme ne fushen e Teknologjive te Informacionit duke inkurajuar organizimin e te tilla aktiviteteve. Ne konference u paraqiten mbi 60 punime shkencore duke nxitur interesin e pjesemarresve per bashkepunime te metejshme ne kete fushe.