Konferenca e VII Ndërkombëtare Departamenti i Gjuhëve Angleze dhe Gjermane

Vendi i organizmit: Universiteti A. Xhuvani, Elbasan
Departamenti i Gjuhëve Angleze dhe Gjermane

 

Orari i hapjes së konferencës:          09 maj 2014. ora 10.00

 

Të nderuar kolegë,

Departamenti i Gjuhëve Angleze dhe Gjermane të Universitetit të Elbasanit, me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Departamentit të gjuhës angleze, organizon konferencën shkencore ndërkombëtare me temë:

Plurilingualizmi në Arsimin e Lartë

Në këtë konferencë janë të ftuar përfaqësues nga universitete perëndimore dhe shqipfolëse.

Jeni të ftuar të merrni pjesë me një kumtesë (30 min) ose workshop (60 min) nga disiplinat: Gjuhësi, Letërsi, Shkencat e Edukimit, Histori e gjuhës etj.

Gjuha e konferencës është anglisht, gjermanisht dhe shqip.

Ju lutem të na dërgoni titullin e kumtesës tuaj si dhe një përmbledhje (max. 2200 karaktere) deri me 25.04.2014 në këto adresa:

 

Laureta Vavla:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Ema Kristo: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

Ju falenderojmë për pjesëmarrjen tuaj!

 

Konferencë Ndërkombëtare “Letërsia dhe kultura arbereshe: Jeronim De Rada në 200 - vjetorin e lindjes” 4- 5 Qershor 2014

 

Thirrje për konferencë
Në kuadër  të aktiviteteve me rastin e 200-vjetorit të lindjes së poetit të madh arbëresh, Jeronim De Rada, zëri i parë romantik në letërsinë shqiptare dhe aktivist i lëvizjes kombëtare shqiptare, Departamenti i Letërsi – Gazetarisë, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, organizon Konferencës Shkencore Ndërkombëtare: “Letërsia dhe kultura arbereshe: Jeronim De Rada në 200-vjetorin e lindjes”   
Çështjet e paraqitura për hulumtim synojnë zgjerimin e studimeve mbi letërsisë e kulturën arbëreshe, si dhe ravijëzimin më të plotë, të figurës së poetit jo pak të studiuar deri më tani, por që ende pret të trajtohet në një këndvështrim të ri metodologjik e filologjik.
Konferenca është parashikuar të zhvillohet më 4-5 Qershor 2014. Njoftohen të gjithë institucionet e interesuara për pjesëmarrje në veprimtari të paraqesin kërkesën pranë sekretarisë së Departamentit të Letërsisë dhe Gazetarisë, përmes postës elektronike në adresën: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. .
Faqja web e konferencës do të fillojë të jetë aktive gjatë muajit prill.
Ju lutemi që brenda datës 25 Prill të njoftoni përmes një përmbledhjeje të shkurtër propozimin tuaj mbi temën me të cilën do të përfshiheni në punimet e konferencës. Permbledhja do të dërgohet në adresën e mësipërme të postës elektronike.

Grupi i punës do të njoftojë deri në datën 10 maj të gjithë ata, të cilëve do t’u pranohet pjesëmarrja me kumtime.

 

Projekt-programi i konferencës

Është menduar që konferenca të zhvillohet me dy seanca. Vërejmë se të dhënat mbi datën dhe vendzhvillimin për pjesëmarresit e pranuar do të njoftohen në vijim, së bashku me Programin përfundimtar të veprimtarisë. Për çdo seancë, më poshtë, renditen një grup tezash të mundshme drejtuese:

Seanca e parë do të jetë seancë plenare me tematikë: “De Rada, një figurë që pret të rinjihet”

 

Seanca e dytë do të ndërtohet mbi bazën e paneleve që do të organizohen sipas tematikave
1. Çështje të studimit letrar të De Radës

  • Romantizmi Deradian dhe kritika romantike në historiografinë e dertanishme letrare: perspektiva kritike
  • Tekstet e De Radës dhe lexuesi shqiptar: urgjenca e rivendosjes së një ekuilibri.
  • Poetika e deklaruar në studime estetike etj.
  • Tekstet e De Radës dhe rindërtimi filologjik: optika e prof F. Altimarit për studimet deradiane
  • De Rada dhe tipologjitë e romantizmit shqiptar dhe atij evropian: përqasje dhe krahasime

2. Gjuha dhe kombi në veprimtarinë e De Radës

  • Veçoritë gjuhësore të ligjërimit poetik të De Radës
  • Publicistika e De Radës dhe çështja shqiptare
  • De Rada dhe personalitetet shqiptare dhe evropiane të kohës: Letërkëmbimi

3. Letërsia dhe kultura arbëreshe:

  • De Rada si themelues i shkollës arbëreshe
  • Kultura arbëreshe në vizionin e ndjekësve të De Radës
  • Serembe si vazhdues i veprës së De Radës
  • Serembe që pret të rinjihet

 

Komiteti shkencor:
Prof. Dr. Francesco Altimari
Prof. Dr Matteo Mandalà
Prof. Dr. Shaban Sinani
Prof. Ass. Dr. Elvira Lumi
Prof. Ass Dr. Albert Riska
Prof. Ass. Dr. Blerina Suta
Dr. Teuta Toska
Ma. Mirela Shella (Sekretaria)

 

Akomodimi i pjesëmarresve të Konferences mbi Letërsinë arbëreshe

dhe 200-vjetorin e lindjes së De Radës, do të bëhet në adresen e

meposhtme:

 

Univers Hotel

 

Prane Ures se Bakallit

250 m nga Parku Rinia

Lagja: Emin Matraxhi

Pergjate Unazes rruga shoqerohet cdo 200 m me tabela sinjalistike


Shiko harten e zmadhuar