Leksionin e hapur nga Prof.Dr. Afrim Krasniqi me temë “Mbi demokracinë e brendshme në partitë politike shqiptare”

Departamenti i Edukimit Qytetar  në FSHE, në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Politike në Tiranë dhe Albanian Institute for International Studies (AIIS), në datë 06.04.2017 organizoi leksionin e hapur me temë “Mbi demokracinë e brendshme në partitë politike shqiptare”, prezantuar nga Prof.Dr.Afrim Krasniqi. Prezantimi ishte një studim mbi demokracinë e brendshme dhe funksionimit të partive politike shqiptare gjatë historisë 26 vjeçare të pluralizmit politik në Shqipëri. Morën pjesë studentë të degëve Filozofi-Sociologji dhe Edukatë Qytetare, të cilët drejtuan pyetje dhe diskutuan rreth temës së trajtuar. 

Akademia e Arbitrimit “zbret” edhe në Universitetin e Elbasanit

Fakulteti i Shkencave te Edukimit dhe Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve pranë këtij fakulteti, kanë qenë ndalesa e parë e një turi takimesh të Federatës shqiptare të Futbollit, në kuadër të krijimit të Akademisë së Arbitrimit në Shqipëri. Duke mirëpritur autoritetet më të larta të futbollit shqiptar, shefi i Departamentit të Edukimit Fizik Dr.Edmond Biçoku, ka theksuar se kjo inisiativë e Federatës, është një mundësi më shumë edhe për studentët e Elbasanit, për tu bërë pjesë e sistemit të arbitrimit në vend. Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar tashmë një strategji të detajuar për rekrutimin, edukimin dhe kualifikimin e arbitrave të futbollit. Kështu është shprehur presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjatë këtij takimi. ” Pas një pune parapërgatitore, mund të them se Akademia e Arbitrimit do te jetë gati brenda muajit Shtator. Do të jenë organizmat dhe komisionet përkatëse ato që do të analizojnë gabimet e arbitrave, për të mos lejuar që loja e futbollit të humbë bukurinë e saj.” Në fjalën e tij, presidenti i FSHF Armand Duka ka theksuar edhe njëherë se “Futbolli shqiptar është rritur shumë cilësisht dhe mund të krahasohet denjësisht tanimë, me kampionatet e tjera të rajonit.”

Aktivitet me rastin e 7 Marsit në Fakultetin e Shkencave të Edukimit

Me rastin e 7 Marsit, Fakulteti i Shkencave te Edukimit organizoi nje takim me ish-nxenes te Shkolles Normale. Te ftuar te nderit ishin: Z. Rudolf Deljana, Prof. Dr. Ali Shashaj, Z. Hyqmet Shingjergji dhe Z. Ali Kopili. Ne takim moren pjese studente dhe pedagoge. Gjatë këtij takimi të ftuarit kanë ndarë me të pranishmit momente emocionuese të jetës së tyre profesionale, një jetë kushtuar e gjitha arsimit.

Workshop " Dimensionet e Sportit"

Diten e Enjte date 30.03.2017 , Departamenti i Edukimit Qytetar ne bashkepunimin me Specialistin e Edukimit Fizik Ardian Tafaj organizuan  Workshop-in me teme " "Dimensionet e Sportit" .  Qellimi i ketij aktiviteti  ishte ndergjegjesimi i te rinjve mbi sportin dhe perfitimet nga ushtrimi i tij.  Ky  Workshop  paraqiti  sportin ne te gjitha dimensionet e tij si :  edukim, motivim, psikologji, filozofi, shkence, si forme e ushtrimit ne grup dhe individualisht. Per te pranishmit u paraqiten video dhe performanca live.

 

Takim informues per Urdhrin e Psikologut

Ne  date 07.12.2016, anetare te komisionit te perkohshem te Urdhrit te Psikologut, me mbeshtetjen e Departamentit te Psikologjise, organizuan  nje takim informues rreth rendesise dhe kritereve per tu regjistruar ne Urdhin e Psikologut. Ne  takim ishin te pranishem stafi i departamentit te psikologjise, studente, ish-studente te diplomuar  ne psikologji dhe psikologe qe ushtrojne profesionin e tyre ne Elbasan dhe qytetet prane tij,  si Librazhd,Peqin, Gramsh, etj. Aktiviteti u pershendet nga dekania e Fakultetit te Shkencave te Edukimit prof.as.dr.Valentina  Haxhiymeri, e cila vleresoi kete takim te rendesishem per rregullimin e profesionit te psikologut. Takime te ketij lloji do te realizohen edhe ne te ardhmen gjate fazave te tjera te ngritjes se strukturave te Urdhrit te Psikologut.

Takim i studentëve të psikologjisë me përfaqësues të Shoqatës “Rinia”

Më datë 12/ 05/ 2014 pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit u zhvillua një takim me studentët e psikologjisë të të dy niveleve Bachelor dhe Master nën drejtimin e pedagogëve Dr. Manuela Varoshi dhe Msc. Irena Xhaferri me përfaqësues të Shoqatës “Rinia”, në kuadër të shkrimit të projekteve dhe të korrigjimit të çrregullimeve ergonomike. 

Koordinatorja e shoqatës prezantoi përpara studentëve mënyrën se si përzgjidhen shkollat që duhen rindërtuar dhe korrigjuar, mënyrën se si veprohej për të gjetur çrregullimet ergonomike, mënyrën se si i pasqyronin ato deri në shkrimin e projektit për të fituaar fondin për të bërë ndërhyrjen.

Interes të madh nga studentët pati gjetja e çrregullimeve ergonomike, ku përfaqësuesit e shoqatës shpjeguan se kalonin nëpër disa faza: në fillim kontakohej drejtori dhe shpaloste nevojat e shkollës, më pas pyeteshin të gjithë mësuesit dhe një përfaqësi e nxënësve, më pas fotografoheshin të gjitha çrregullimet për t’u pasqyruar në shkrimin e projektit. 

Në kuadrin e veprimtarive të përvitshme “Ditët Akademike”, Departamenti i Shkencave Sociale organizoi më 24 prill 2014 me Prof. Dr. Edmond Dragotin leksionin e hapur me temë: “Ligji i statusit të Punonjësit Social” me studentë të degës Punonjës Social sistemit bachelor dhe master. Interesimi i tyre ishte mjaft i madh, sepse bëhej fjalë për një ligj të ri, i cili lidhej direkt me të ardhmen e profesionit të tyre. Kjo u vu re edhe nga pyetjet e ndryshme të bëra prej tyre në këtë drejtim.